Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Skizofrenia e Ramës dhe butaku politik Dhimitër

Nga Arben Llalla 1

Nga Arben Llalla

Deri para dy vjetësh Edi Rama ulërinte në Kuvendin e Shqipërisë, nëpër media se Çështja Çame ekziston dhe ai vetë do i jepte zgjidhje, ndërsa shpallte si udhëheqës mbarëshqiptare: “Nëse nuk është Çështje Çame, atëherë po ju them që është Çështje Shqiptare”. Rama i drejtonte gishtin Tsipras-it që çamët duhet të rikthehen në bazë të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në Çamëri.

Por, i gjithë ai fjalor i fryrë i Edi Ramës paska qenë një rrenë, e folme jo prej politikani, por prej skizofreni duke nxjerrë në pah anët e brendshme psikologjike të dosjes së çmendurisë së Dinçit, e botuar dikur nga Merua.

Strategjia për izolimin e Çështjes Çame dhe të përfaqësuesve të saj politikë të grupuar në PDIU ka qenë e përgatitur në tinëzisht në bashkëpunim me zbulimin dhe kundërzbulimin grek. Nuk ishte rastësi shtyrja e orës së votimit, ku Saimir Tahiri mbushi kutitë e votimit në Tiranë dhe i quajtën qëllimisht të pavleshme qindra vota të PDIU-së, në mënyrë që Shpëtim Idrizi të mos ishte sot deputet. Është e qartë që ka patur një dëshirë të Asfalisë që zëri i Çamërisë mos të ishte as në Kuvendin e Shqipërisë, por mbi të gjitha në forumet ligjvënëse të Brukselit. Shpëtim Idrizi ishte kthyer halë në sytë e grekëve, por edhe pengesë për zbatimin e platin Megalo Idesë së Greqisë, e cila tani rrëmbeu 12 milje pjesë të detit shqiptar, varrezat bosh të ushtarëve grekë në jug, mbylljen e Çështjes Çame. Strategjia “përça e sundo” që u përdor nga marrëveshja e fshehtë Rama-Basha e arriti suksesin e saj duke keqpërdorur besimin e shqiptarëve, në veçanti atyre me origjinë nga Çamëria, të cilët një pjesë u vunë në shërbim edhe të Vangjel Dules.

Ka kanë të dhëna filmike për masakrat e votave të çamëve nga ana e përfaqësuesve të ngushtë të Ramës.

Skizofrenia e Ramës është zgjeruar andej dhe këtej kufirit shqiptaro-shqiptar. Rrahu gjoksin se kishte nënshkruar platformë kombëtare me partitë shqiptare në Maqedoni, por doli një pikë uji në oqean. Thërriti me sa kishte zë që pati zyrtarizuar gjuhën shqipe në Maqedoni, por mjerani, mjeran mbetet. Kujton se gjuha shqipe kishte qenë ilegale deri dje në Maqedoni? Por shqiptarët në Maqedoni si njerëz luftarak e themeluan universitetin në gjuhën shqipe qysh më 1994. Gjuha shqipe ka qenë zyrtare, por u avancua, falë Marrëveshjes së Ohrit, Komisionit të Venecias dhe zemërgjerësis së Zaevit. (Duan apo nuk duan shqiptarët Zaevi ka një kontribut të veçantë në avancimin e çështjeve shqiptare në këtë qeveri).

Kryediplomati qumështor ministri riosh, Dhimitër-Ditmir Bushati me deklaratat e tij në Komisionin e politikës së jashtme se çamët t’i gëzojnë pronat e tyre, u bë qesharaku më i madh që ka njohur diplomacia shqiptare. Pas kësaj deklarate, tre herë brenda pak orësh reagoi ministri grek i punëve të jashtme Nikos Kotzias duke mohuar kategorikisht mikun e tij të “pagëzuar” nga ai vetë nga Ditmir në Dhimitër. Kotzias shkojë edhe më tej duke deklaruar se i morëm Shqipërisë 12 milje det, varrezat, shkollat, ndërtimin e disa kishave greke, si dhe përgatitjen e teksteve shkollore të arsimit në jugun e Shqipërisë në Greqi.

Sa herë që zhvillohen bisedimet greko-shqiptare midis Kotzias dhe Bushatit, shqiptarët i kanë mësuar se çfarë u bisedua nga Kotzias dhe midiat greke, ndërsa Bushati ka heshtur duke deklaruar se jemi në rrugë të mbarë.

Por, përse kaq marri dhe rrena nga Rama dhe Bushatit? Nga bisedat në rrethin e ngushtë të PS, Rama thotë që jam i interesuar vetëm për hapjen e bisedimeve në BE që të shkruaj historinë e suksesit. Por, Rama duhet ta dijë se shqiptarët nuk kanë nevojë për votën greke me çmimin e sakatimit të çështjeve kombëtare dhe të Shqipërisë. Pra, ne duhet të shkojmë në Europë si shqiptarë me duar e këmbë dhe jo sakatë, sepse sakati nuk i hyn punë kujt.

Komente (1)

  1. Sa per ceshtjen came……ai ka vepruar si gjithe te tjeret……eshte perdorur karta e gjakosur cma per pazaret e rradhes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej