Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Skënder Zogu: Më 3 korrik 1997, Leka Zogu gaboi, e futi në kurth PD-ja

Nga Rexhina Biba 0

Nipi i Ahmet Zogut i ftuar në emisionin Chanel One me gazetarin Roland Qafoku

 

FILLIMI

ROLAND QAFOKU

Përshëndetje dhe ju falenderoj që pranuat ftesën time për këtë intervistë. Por ajo që më ka rënë në sy gjatë përgatitjes së saj dhe bisedave me ju edhe pse jeni larguar në moshën 6 vjeçare nga Shqipëria dhe sot jeni 83 vjeç është shqipja juaj. Si keni mundur të ruani gjuhën shqipe?

Jemi rritur jashtë atdheut, por mamaja ime, na ka mësuar gjithmonë shqipen me dialektin e saj nga Elbasani. Na detyronte çdo ditë nga gjysmë ore të lexonim dhe mësonim këngë shqip. Im atë na thoshte që gjuha amtare nuk duhej harruar. Në fakt vajza ime nuk flet shqip, sepse gruaja ime është franceze. Dhe kjo shpjegohet shprehja “gjuha e nënës”.

Zoti Zogu, ju jeni dëshmitar dhe pjesmarrës në 3 dasmat më të rëndësishme të familjes mbretërore, të mbretit, djalit dhe tani të nipit të tij. Cila është e veçanta e tyre?

Francezët thonë se kur bëhen tri herë, e treta ëshët e sigurtë. Për dasmën e mbretit Zoh mund të them se unë në atë kohë akm qenë I vogël, isha 5 vjeç, motra ime 6. E megjithatë mbaj mend disa detaje aq sa më lejon memoria e moshës së asaj kohe.

Si pritet të jetë dasma e Lekës me Elian?

Unë ka kohë që e pres. Në dasmën e Lekës në Madrid më thanë që të isha unë kryetari i dasmës. U emocionova dhe nuk e prisja. Atëherë u kërkova një gotë raki dhe më sollën raki Skrapari.

Raki Skrapari në Madrid në vitin 1975 në Spanjë?

Po e kishin gjetur kosovarët. E kishin marrë në Shqipëri ata që vinin në atë kohë dhe nga Kosova e sollën enkas në Spanjë për dasmën e Lekës. Është pija simbolike dhe tradicionale shqiptare dhe unë nuk e kuptoja këtë dasmë pa pirë raki Skrapari. U thashë më kanë mbetur dy misione në jetë: I pari të sillja eshtrat e mbretit Zog në atdhe, të cilën e plotësova. msiioni I fundit ëshët martesa e princit. Më thanë që jam plaku i shtëpisë, sepse unë jam më I vjetri dhe kam pasur nderin të jetoj me mbretin Zog në Egjipt.

A mbani mend ndonjë detaj nga dasma e mbretit Zog?

Mbaj mend që ditën kur është martuar mbreti Zog, në atë kohë janë martuar 20 çifte. Ai bëri dasmën e 25 çifteve.

Sipas medias së kohës kryeministri I Italisë Benito Musolini I dhuroi çiftit një komplet vazosh të cilat më parë kishin qenë të Napolon Bonapartit, ndërsa kancelari I Gjermanisë Adolf Hitler I dhuroi një mercedez Benz jashtë serie? A I keni parë këto dhurata?

Dhuratën e Musolinit nuk e di. Ndërsa dhuratën e Hitlerit po. Ishte një Mercedes benz i kuq dhe I madh. Benzi ka qenë në shitje kur kam shkuar në Angli në 1955. Mbreti Zog nuk e ak përdorur atë makinë.

Si përfundoi në Angli?

E çuan në Angli gjatë udhëtimeve të Zogut.

Sipas të dhënave gjatë bombardimeve të gjermanëve një bombë ra në benzin e dhuruar nga Hitleit.

Në fakt bomba I ka rënë hotelit ku qendronte familje mbretërore në Londër. Për fat në atë moment nëna mbretëreshë dhe Leka I vogël ndodheshin në metro. Leka kishte nevojë për qumësht dhe nëna dërgon një nga badigardët të shkojë në dhomën e hotelit të marrë një shieshe bashkë me biberonin. Badigardi shkoi në dhomë dhe e mori shishen me biberon. Sapo doli jashtë një bombë ra pikërisht në dhomën e nënës mbretëreshë dhe të Lekës. Aty mesa duket u dëmtua edhe benzi që rrinte I parkuar në oborr por nuk mbaj mend detaje të hollëssishme për makinën. Fati dhe Zoti e shpëtoi Geraldinën dhe Lekën.

Vazhdojmë me momentin kur në 7 prill Shqipëria u pushtua nga italia dhe mbreti u largua. A bëri mirë mbreti që u largua?

Mbreti nuk pranoi ultimatumin e Duçes. Ai nuk pati përkrahje nga Perëndimi dhe shtet të tjera. Ai u mundua të fitonte kohë. Kur e pa se nuk kishte rrugëdalje, mbreti ynë, si të gjtihë mbretërit e tjerë u largua. Mbreti Zog nuk kishte asnjë mundësi tjetër.

Pse  nuk e pranoi ftesën e ambasdorit amerikan në Shqipëri për të marrë strehim në ambasadën amerikane në Tiranë, të paktën për mbretëreshën dhe princin?

Ai e shpëtoi mbretëreshën dhe princin. Ai doli jashtë Shqipërisë për të forcuar forcat nacionaliste dhe të luftonte okupatorin. Ai nuk donte të fshihej në ambasadë, por të shkonte në Turqi, të mblidhte shqiptarët dhe të vazhdonte aktivitetin.

Akuza më e madhe Zogut I bëhet nga historiografia komunsite është se me këtë akt, Ahmet Zogu u bë tradhtar. Cilët janë kundërargumentet tuaja?

Cilët komunistë? Ata që e shitën Shqipërinë te Jugosllavia? Kemi shembullin e Francës, u dorëzua dhe Charles De Gaulle iku e luftoi nga Anglia. Mbreti ynë doli jashtë dhe luftoi që andej okupatorit. Të gjithë mbretëritë e Ballkanit kanë shkuar në Londër. Mbreti ishte kundër fashizmit, ai thoshte atdheun mbi të gjitha. I duhej të gjente një rrugë për ta luftuar okupatorin. Pastaj, të gjithë ballkanasit kishin qeveri në megrim dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Por duhet me thënë që fatkeqësisht Anglia nu na ndihmoi për një qeveri në mërgim. Mbreti u detyrua të largohej nga Anglia e të shkonte në Egjipt, sepse atje kishte shqiptarë. Ai mblodhi atje opozitën kombëtare, thirri edhe kundërshtarët me të cilët bashkëpunoi për të çliruar vendin.Relaisht  Zogu ka qenë I evoluar.

Një mendim I gjerë I asaj kohe por edhe pas vitit 1990 është se mbreti duhet të qendornte në Shqipëri të luftonte këtu dhe të vritej.

Komunistët nuk janë në gjendje të na japin mësim. Ata sulmuan dhe vranë kosovarët gjatë dhe pas luftës. Ndërsa mbreti I ka mbrojtur. Parlamenti I kohës së Zogut kishte dy deputetë përfaqësues të Kosovës, në kohën e komunistëve ata nu kaknë pasur përfaqësim. Këhstu komunsitët nuk mudn të na japin mend.

Ju keni qenë pjesë e atij karvani të madh largimi me 1300 persona. Si e kujtoni largimin me karvan?

Mbaj mend që ka qenë herët, ora 5 e mëngjesit dhe ishte ende errësirë. Kanë qenë dy karvane. I pari ishte ai që shoqëronte mbretin dhe I dyti ne familjarët dhe besnikët e tij. Karvani ynë u nis për Pogradec. Më pas nga Pogradeci në Shkup. Në karvanin tonë kanë qenë disa personalitete. Ndenjëm 3-4 javë në Shkup. Mbreti me karvanin e vetë doli në Greqi, nga atje u nis për Stamboll. Ne u takuam me Zogun në Stamboll, në qershor të 1939. Mbreti e pa se nuk mund të vepronte në Turqi dhe bisedoi me tim atë për të shkuar në Evropë. Por babai im I tha se do të rrinte në Stamboll. Im atë kishte mbaruar juridikun aty dhe kishte shumë miq. Ne mbetëm në Stamboll. Mbreti Zog lëvizi në të gjithë Evropën, Rumani, Bullgari dhe më pas shkoi në Paris. Atje iu afruan gjermanët. Dua të tregoj një detaj kur mbreti ishte në Paris. Një nga kushërinjtë e Mehmet Sehut shkoi dhe takoi mbretin ku jetonte. I tha se janë disa shqiptarë në jug të Francës në një kamp internimi dhe kërkoi ndërhyrje. Ata kishin marrë pjesë si vullnetarë në luftën e Spanjës dhe prej andej kishin mbërritur në Francë. Mes tyre ishte edhe Mehmet Shehu. Mbreti i shkroi një letër kryeminstrit të Francës dhe I kërkoi ndihmë për t’i liruar dhe ata ia plotësuan kërkesën mbretit Zog duke I liruar të gjithë shqiptarët që mbaheshin ën kamp. Mes këtij grupi që mbreti këkroi lirimin ishte edhe Mehmet Shehu.

Domethenë Mehmet Shehun e paskemi patur peshqesh nga Ahmet Zogu?

Jo peshqesh. Ai e ndihmoi si shqiptar që ishte. Është tjetër gjë se çfarë bëri Mehmet Shehu më pas.

Por sipas të dhënave edhe Enver Hoxhës Ahmet Zogu I dha bursën e studimit, e emëroi ën ambasadën tonë ën Bruksel dhe kur erdhi në Shqipëri e emëroi mësues fëngjishtjeve në Liceun e Korçës.

Po, edhe kjo është e vërtetë. Por Ahmet Zogu nuk e dinte se Enver Hoxha do bëhej komunist dhe më pas dictator. Mbreti ndihmonte dhe bënte për çdo shqiptar.

Si ishte Ahmet Zogu në kujtimet tuaja?

Gjatë kohës që mbreti jetonte në Francë unë isha student. Kisha të drejtë dhe mundësi që mbretin ta takoja një herë në javë. I kishim shtëpitë afër. Në fakt më tepër kemi pasur kontakte më mbretëreshën Geraldinë dhe Lekën. Ajo interesohej për studimet tona. Mbreti na thoshte vetëm dy fjalë “mici im” që në dialektin e Matit do të thotë biri im. Ai fliste me shumë delikatesë, ishte I matur dhe fliste pak. Ffiste gjermanisht shumë mirë, dinte edhe frëngjisht dhe turqisht gjithashtu. Anglisht nuk dinte, nuk e përdorte fare, sepse e përkthente mbretëresha. Mbreti ishte njeri shumë largpamës. Unë më tepër e kam njohur në Egjipt. kur vinin ambasadorë të huaj, diskutohej çështja e Ballkanit. Ambasadorët e huaj e respektonin.

A nxehej ndonjehrë mbreti?

Jo.

Po ai ishte njeri sit ë tjetër. Madje nuk ishte engjëll.

Kur mbreti kishte probleme kapte mustaqet dhe me gishta I rrotullonte në ceop. Kjo ishte shenjë nervozizmi. Ne e kuptonim menjëherë këtë dhe dilnim menjëherë nga dhoma.

Cili ka qenë momenti më I keq sipas jush për Ahmet Zogun?

Sëmundja e tij. Ka vaujtur shumë nga viti 1955 deri në 1961 kur ndërroi jetë. Herën e fundit që e pashë ën shkurt 1961. Ishte dobësuar shumë, me ranë lotët kur e pashë. Doja t’I putha dorën, e kisha si baba. Ai na ka rritur sepse babai na vdiq. Ai më tha më ke bërë qejfin, ke studiuar dhe je në punë. Më porosity që ku të ketë shqiptarë duhet t’I ndihmosh sepse I ke vëllezër. Ne nuk kishim shtetësi tjetër veç shtetësisë shqiptare.

 

Zoti Skënder a mund të na tregoni momentin e vdekjes së mbretit sepse ju keni qenë prezent aty?

Kur ishte mbreti në spital, në shkurt 1961, unë e vizitoja çdo të shtunë. Ai ishte në gradën e fundit. Ishte 9 prilli dhe 5 minutat e fundit të frymës së fudnit unë isha pranë tij. Më thirri një nga oficërt. Më thërrsinin “Bubi” që do të thotë djalë I vogël. U futa në dhomë, e pashë, e putha në ballë, i mora dorën por e pashë që ai po jepte shpirt. Gjithë princeshat filluan të qanin. Nëna mbretëreshë u tha: ju lutem qetësi, shpirti I tij po shkon në qiell. Më kërkoi të gjeja një prift se donte të bënte lutje për shpirtin e mbretit. Më kërkoi të vija të nesërmend herët. Sa erdha, më kërkoi të organzioja ceremoninë funerale, duke më dhënë një zarf me para. U nisa për organizmin dhe vërejta një zezak që më bënte shenja, ai ishte shoferi I princeshave kur ishim në Egjipt. Ai filloi të qante kur I thahsë se vdiq mbreti. Shoferi u mor me organizmin e cermonisë. kur u ktheva më dha zarfin me para që I kisha dhënë për ceremoninë, më ktheu gjyasmën e tyre. Ishin gati 1 mijë euro me kursin e sotëm. Pra ata na bënë një ulje për ceremoninë e mbretit për shkak sepse e njihnin vetë. Paratë ia dhashë Lekës dhe ia tregova edhe arsyen përse kushtoi kaq pak.

Çfarë ju tha mbreti në bisedën e fundit?

Ai nu fliste më, vetëm na ndiqte me sy. Kur ishte pak më mirë të vetmet biseda ishin për çështjen e Kosovës. Ai thoshte se problemi ishte çlirimi  I Kosovës dhe Çamërisë.

A la testament Ahmet Zogu?

Jo nuk ka lënë. Me sa di unë jo. Ai emëroi princ Lekën trashgimtar froni. Pasi u varros mbreti, Leka u betuar si mbret I shqiptarëve.

Janë bërë shumë përpjekje për ta vrarë mbretin. Menodhet se janë të paktën 55 përpjekje prej të cilave tre kanë qenë shumë serioze. Pse donin ta vrisnin Zogun?

Kundërshtarët. Por atij nuk I ndodhi gjë përvec këtyre tre përpjekjeve sidomos atentati në Vjenë ku u vra edhe adjutant Topollaj. Ai të gjithë rojet e tij I kishte matjanë. Ata ishin besnikë, sakrifikuan jetën e tyre për mbretin dhe mbreti nuk kishte frikë. Doja të thoja, kur ishte në mërgim nuk kishte rrezik.

Por Sigurimi I Shtetit ka bërë përpjekje për ta vrarë. Libri Mërgata e Qyqeve ishte simbolika e këtyre përpjekjeve.

Ka ardhur më Bruksel spiuni Isuf Mulalj, gjoja për të vrarë Ahmet Zogun. Ai e ka pranur se ka punuar për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën. Unë e kam kërcënuar kur erdha në Shqipëri në 1993 dhe e takova në hotel Adriatik në Durrës.

Ju e kërcënuat? A është kjo trimëri?

Po e bëra sepse Isuf Mullaj I dërgonte informata Sigurimit në Shqipëri em fotografitë tona, të emirantëve dhe të dhëna. Pasojat ishin të familjarëve tanë në Shqipëri të cilët janë arrestuar dhe vrarë.

Çfarë ishte Isuf Mullaj në Bruksel?

Ai ishte sekretar I degës së Legalitetit. Vetëm njëherë e ka takaur mbretin dhe atëherë ka dashur ta puthte në ballë. Ai ishte tradhëtar.

Pse e quani tradhtar?

Sepse merrte biografitë tona dhe I sillte këtu. Familjet e refugjatëve ishin presekutuar vetëm nag njoftimet e tij. Ka qenë edhe nëj spiun tjetër. Hasan Luçi ai jeton akoma. Edhe ky kërcënonte shqiptarët. Thoshte do ktheheni ose do burgosim familjarët tuaj. Një nga të rinjtë tanë, Ylli Spahia e rrahu keq atë.

Kur e morët vesh që në Shqipëri ishte botuar romani” Mërgata e qyqeve” dhe si e pritët atë?

Ai roman nuk kishte asnjë vlerë, të gjitha ishin shpifje. Efektin e ka bërë në Shqipëri.

A kishte mundur  Sigurimi I Shtetit të afrohej te Zogu dhe të kërkonte eleminin e tij?

Jo. Hasan luçi shkruajti se 2 oficerët e Zogut ishin të Sigurimit. Njëri prej tyre gatuante për mbretin dhe ai kishte mundësi ta helmonte. Po përse nuk e helmoi? Këto janë të gjitha përralla.

A pati pasoja mbreti nga Sigurim i Shtetit? Kam parasysh që në një intervistë Nexhmije Hoxha më ka thënë që kur Enveri mësoi se po bëheshin përpjekje për eleminimin e tij dha urdhër që kjo të ndërpritej.

Jo nu kak pasur. Unë di vetëm diçka kam qenë në prezent kur ka ardhur dhe takoi mbretin Julian Amery, ish-ministër I qeverisë së Churchill dhe një nga oficerët e shërbimit secret anglez që vepruan në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore. Amery I tha mbretit pse nuk bashkëpunon me Titon. Por përgjigja e mbretitn ishte: Më mirë një Shqiëpri me Enver Hoxhën se sa unë të bashkëpunoj me Titon dhe Raankoviçin që po vrasin shqiptarët. Në fund të fundit Enver është shqiptar dhe këto janë punët tona. Enveri është I yni dhe ju angloezët mos u përzieni në punët tona. Unë më mirë preferoj të rrijë Enveri në pushtete se sat ë bashkëpunoj me serbët. Anglezët asnjëherë nuk tregonin të vërtetën. E treguan më vonë me Filbin.

Si mbështete teza se Kim Filbi spiunoi te Sigurimi Shqiptar? Ka një debat së fundmi lidhur me këtë çështje.

Sigurmi I shtetit nu ka pasur gisht aspak. Kim Filbi ka qenë kryetar I operacioneve për rrëzimin e qeverisë komuniste në Shqipëri. Ai merrte planet dhe ua jepte sovjetikëve. Sigurmi I shteti nu ka ditur gjë. Rusët lajmëruan Sigurimin e Shtetiti këtu dhe I kapën të gjithë.

Çfarë thsothe mbreti për Kim Filbin?

Mbretiv e zbuloi vonë këtë punë kur e zbuluan, kur I kapën dy oficerët e vetë: Zenel Shehun dhe Halil Branicën. Vetëm atëherë u ëmsua e vërteta. Po si u ëmsua e vërteta do të thoni ju? Kishin një sekret, një kod se si I binte telegrafit. I binte telegrafit md dorën e djathtë. Kur e kapën, ai tjetri I binte me dorën e majtë, nuk ishte I njëjti ritëm. Përpara se të nisej për në Shqiëpri Zenel Shehu I kishte dhënë stolitë e veta nënës mbretëreshë ti mbante. Ishte një orë, një unazë dhe një medalje. Në situatën që nisën dyshimet e pyesin me telegraf se ku janë stolitë. Përgjigja nga Shqiëpria ishte se janë në hotel në Paris. Në fakt duhet të thoshin se I ka nana mbretëreshë. Ky ishte moment që mbreti Zog kuptoi se kjo ishte tradhëti e madhe. Tradhëtia u zbulua.

Si e pritët lajmin e vrasjes së Zenel Shehut dhe Halil Branicës?

Me trishtim e pritëm. E dëgjuam gjyqin në radio, nëna e shkretë e dëgjonte dhe nuk na thoshte gjë.

Çndodhi më pas?

Ky ishte zhgënjimi më I madh. Mbreti I humbi të gjitha shpresat. Që nga ky moment gjithçka mori fund.

Po keni patur dijeni për bandën e Xhevdet Mustafës?

Ishte rast interesant. Unë nuk e njihja. Shkova në Zelandën e re për punë. Përpara se të shkoja atje në Paris erdhi një shqiptar, quhej Fadil kaceli, ai ishte ballist. më dha një zarf, tha kam ardhur nga Italia më dha 110 dollarë për Lec Shllakun. Ai ka botuar librin dhe ak plotësaur dosjen për Sheshin Skënderbeu në Paris. Pas disa muajsh shkova në Zelandë, e telefonova zotërinë, më mori më çoi te Besim Murati, një pronar I madh. ai bënte tregti me Enver Hoxhën, shiste msih, lesh nga andej. Besim Murati më tha çfarë ben Leka Zogu, a nuk keni turp që luftoni Enver Hoxhën. Unë u preka, dhe nuk ia piva kafen. Zbuluam më vonë që zbarkimin me Xhevdet Msutafën këta e kanë planifikuar. Ai ka qenë I dënaur në Amerikë për drogë. Ka blerë armë në Belgjikë për të hyrë në Shqipëri. Kur e mori vesh Leka I lajërmoi se ishte kurth për të pushkatuar Kadri Azbiun.

Po si duhet ti besojmë ne këto kur versionin e dimë krejt ndryshe?

Unë këtë të vërtetë di. Edhe Leka kështu e di.

Si ju dukej Shqipëria që nadej?

Ne rrallë kishim fotografi nga Shqipëria. Shikonim bunkierët në rrugët e Tiranës. Herën e parë që kam ardhur kemi bërë një tubim në pallatin e Kongreseve. Atje ishte një arkëtar, nëj djalë i mirë, ka ndërruar jetë. Ai më nxori nëj dokument, që mbreti në 16 vite ka bërë 2 mijë kilometra rrugë. Enveri në 45 vjet ka bërë 400 km rrugë. Rrugët që kam parë këtu kanë qenë që në kohën e Zogut.

Si e komentoi ngjarjen e 3 korrikut 1997?

Mua më kanë lajmëruar gazetarë të huaj në Francë. Mendoj se ka qenë gabim, kurth I qeveritarëve këtu në atë kohë. Nuk mund të akuzoj njeri. Menjëherë e mora Lekën në telefon dhe e pyeta: Përse ke dalë me armë dhe I veshur ushtarak.

Më tha do protestoja se më kanë vjedhur votar e referendumit. Në fakt monarkia kishte fituar por manipulimi ishte bërë. Leka më tha se e kishin lajëmruar se pot ë dilte të protestonte do ta vrisnin. Atëherë u vesh si ushatrak dhe tha “le të më vrasin sit ë tillë”. Njëri prej tyre shtiri në ajër. Ata të tjerët menduan se është sulmuar. Në këtë ngajrje është vrarë një djalë.

Po Agim Gjipali, afër KQZ-së.

Po e saktë dhe është plagosur nëj tjetër. Për mua ishte kurth dhe gabim

Kush e futi në kurth?

Ata që humbën zgjedhjet. Më duket se I premtuan, protesto dhe do të jemi me ty.

Po kush? Partia Demokratike I humbi zgjedhjet.

Po PD-ja.

Po thoni Berisha e futi në kurth?

Nuk po them atë, por disa e shtynë Lekën, ia vodhën votat. Vëtë Berisha tha se referendumi është manipuluar. Por ai duhet ta thoshte që atëherë në 3 korrik se ka fituar monarkia dhe I kanë vjedhur votat. Ai e tha më vonë. Të gjtiha agjensitë e thanë se monarkai fitoi me mbi 50% të votave. Mbreti duhet të kishte çuar njerëzit e vet dhe të mos shkonte, sepse vuri në rrezik jetën. Trim ka qenë dhe nuk lëvizi hiç.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej