Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Skandali! Ushtria u fut në Rinas vetëm 30 orë pas grabitjes së 10 milion euro

Nga Klodiana 0

Nga Petrit Vasili

Skandali!! Ushtria u fut në Rinas vetëm 30 orë pas grabitjes së 10 milion euro. PSE vetëm pas 30 orëve???

Lleshaj tha:

“U tha që është cenuar siguria Kombëtare, por edhe mund ta pranojmë këtë, por siguria Kombëtare e vendit nuk ka rënë. Qeveria mori masa të shpejta, të forta për të marrë nën kontroll, që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit, të mos përsëritet”.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes konfirmoi në faqen e saj zyrtare se:

“Prej mbrëmjes së të mërkurës, efektivë të Policisë Ushtarake bëjnë patrullimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit”.

Po për 30 orë rresht në dorë të kujt ishte Aeroporti???

Meqë qeveria do të fuste ushtrinë, kush ja ndali dorën për 30 orë rresht për ta bërë????

Për 30 orë kush e kontrollonte sigurinë kombëtare të tronditur???

Për 30 orë avionët e linjave të ndryshme u ulën dhe u ngritën dhe mijra qytetarë udhëtuan përmes rinasit kush e garantonte sigurinë e tyre???

Është e qartë edhe për qytetarin më të fundit, që futja e ushtrisë ishte një show ose ndryshe një rrumpallë kriminale për të hedhur hi syve opinionit dhe kaq.

Kur për 30 orë çdo gjë vazhdonte normalisht në Rinas dhe ushtri s’kishte gjëkundi tregon qartë se ushtria u bë në mënyrë të turpshme pjesë e një farse të një qeverie të kapur dhe të rënë.

Prokuroria të paktën hetimit të ketij turpi të shpërdorimit të ushtrisë nuk i ikën dot.

Ushtria u përdhos përfundimisht dhe padrejtësisht nga gangsterët e qeverisë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej