Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Skandali/ Tërmet Peçi i këndon komandant Enver Hoxhës dhe komandant Edi Ramës në të njëjtën këngë (film)

Nga 27-shi 1

Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës, madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS-së.

Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti, fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë.

Nga pamjet e ofruara në faqet e facebook që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shihet qartë sesi Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bënçës, i cili e ka patur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurrte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ‘80.

“Komandanti Enver Hoxha…” është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti, madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht, ashtu si dikur komunistët.

Në një moment në vend të Enver Hoxhës, thuhet Edi Rama dhe sërish kthehet tek Enver Hoxha.

T’i këndosh diktatorit, personit përgjegjës të mijëra e mijëra vrasjeve pa gjyq të qytetarëve të tij, personit që la në prapambetje të plotë vendin dhe izoluar me botën e jashtme, kjo ndodh vetëm në Tepelenë me protagonist Tërmet Peçin, pinjollin e një prej figurave më gjakatare në sistemin e kaluar, Shefqet Peçin.

Kryedemokrati i Gjirokastrës Roland Bejko ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, shkarkimin e menjëhershëm të Tërmet Pecit nga posti i kryebashkiakut të Tepelenës pas veprimit të fundit të tij, ku i këndon publikisht në një festë zyrtare Enver Hoxhës.

VIDEO/SKANDAL !! Tërmet Peci i këndon me dashuri Enver Hoxhës

Loading...

Komente (1)

  1. E habitshme ! Termeti dhe te gjithe si Termeti njehere nuk Kane thene se nuk jemi te Enverit.Termeti dhe te tjeret si Termeti Jane Ne te drejten e tyre.E Kane prijes edhe sot Enverin.Me grusht she me “shoku” edhe sot meren vesh.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej