Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Skandali seksual/ Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Nga Skenderi 0

Gjykata: Xhelilit i ndalohet e drejta që për 5 vite të ushtrojë funksione publike

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg Ish-kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili, pas publikimit të videoskandalit ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune më të mirë, një vartëseje të tij.

Gjithashtu Gjykata vendosi që Shukri Xhelilit t’i mohohet  e drejta që për 5 vite të mos ushtrojë  funksione publike.

Vendimi u dha pasi ish-kryebashkiaku pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ndërsa avokati i Xhelilit kërkoi pafajësinë e tij, duke deklaruar se cdo gjë ishte e manipuluar, por deklaratat e tij nuk u morën parasysh nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>