Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Skandali/ Një muaj pas inagurimit, në “Loro Boriçi” do të ndërhyhet sërisht

Nga Skenderi 0

Stadiumi “Loro Boriçi” i përfundoi punimet e tij në fillim të gushtit dhe u inagurua me ndeshjen Shqipëri-Marok. Në pamje të parë gjithçka dukej mirë, por spanjollët kishin pasur të drejtë teksa u ankuan për terrenin e Shkodrës.

Mësohet se në impiantin e rikonstruktuar do të ndërhyhet sërish dhe kësaj radhe do të ndërrohet i gjithë tapeti i fushës. Ndeshja me Maqedoninë që u luajt në dy ditë dhe ai shi i rrëmbyeshëm e kanë prishur fushën e blertë të “Loro Boriçit”. Gjithashtu edhe punimet e bëra nga kompania greke nuk kanë qenë të cilësisë së pritur.

Në ndeshjen me Spanjën u vu re mjaft qartë që tapeti nuk ishte ngjitur siç duhet, pasi ai ngrihej lart duke lënë gropa të dukshme në fushë. Tashmë në këtë impiant të sapo rikonstruktuar pritet të ndërhyhet sërish, për të ndërruar tërësisht tapetin e blertë.

Akoma nuk është vendosur nëse punimet për fushën e re do të nisin tani ose në janar. Në këtë mënyrë edhe klubi i Vllaznisë është në pritje të një vendimi për të mësuar nëse do t’i luajë ose jo ndeshjet në shtëpi në këtë stadium.

/newsport.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej