Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Skandali me tekstet shkollore/ Mësuesi i fizikës letër në redaksinë e 27.al

Nga Media 0

Denoncimi i mësuesit të Fizikës për tekstin e  klasës së 7: “Më detyruan të përzgjedh tekstin e mbushur me pasaktësi shkencore e plot gabime ortografike”

Disa fotografi ku shfaqen gafat në tekstin e Fizikës së klasës së shtatë, kanë mbërritur në redaksinë e 27.al, bashkë me denoncimin e mësuesit të kësaj lënde në një nga shkollat e kryeqytetit, i cili kërkon të mos identifikohet. Ai denoncon skandalin në tesktin që është detyruar nga Ministria ta zgjedhë edhe se ka gabime shkencore dhe ortografike me shumicë.

Në denoncimin e tij pranë redaksisë, tonë mësuesi thekson se bashkë me drejtorin e shkollës, është detyruar ta zgjedhë këtë tekst nga Ministria e Arsimit.

Letra në redaksi

Unë që po ju shkruaj jam mësues fizike në Tiranë. Nuk dua të identifikohem me emrin tim, sepse kam frikë për vendin e punës, kështu që po ju shkruaj nga adresa e një shokut tim. Po ju shkruaj jo se dua t’i bëj dëm njeriut, por sepse pashë shumë denoncime mbi gabimet në tekstet shkollore dhe mendoj që është pjesë e përgjegjësisë të secilit nga ne si mësues, të insistojmë në këtë pikë. Sa më shumë presion të bëmë mbi ministrinë që në mënyrë të tillë ata  t’i kontrollojnë librat,  që në një të ardhme situata të përmirësohet.

Fotot nga libri që po ju dërgoj i kam bërë unë. Bëhet fjalë për një libër të Fizikës 7, pra për klasën e shtatë. Këtë libër m’u desh ta përzgjedh, sepse drejtori më dha urdhër, megjithse dhe ai, dhe unë e dimë që s’ka të drejtë ta bëjë këtë.

Ka shumë pasaktësi shkencore, por mbi të gjitha ka disa gabime të mëdha në formulimin e kërkesave dhe ushtrimeve. E kuptoj që ndoshta nuk janë gabime trashanike si ajo e çokollatës me helm, që pashë të qarkullonte gjërësisht në rrjetet sociale, por janë edhe më të hidhura si gabime. P.sh. numrat dhjetorë janë të gjithë me pikë, ndërkohë që shqipja i ka me presje. Duket diçka e vogël ndoshta, por shkenca do saktësi dhe kur fëmijët mësohen që të vegjël që saktësia nuk është e prerë, atëherë, kur rriten është tepër vonë t’i edukosh.

Uroj që ju do të keni kurajon t’i publikoni këto foto. Emisionit “Stop”, të cilit ia kam dërguar, nuk ka bërë ende asgjë, megjithëse më thanë që do ta ndiqnin këtë histori. Kanë kaluar dy muaj tashmë dhe mendoj se do ta kenë lënë për arsye konflikti interesi. Ndoshta urdhri që i erdhi drejtorit tim, u ka shkuar dhe atyre…“, shkruan lexuesi i 27.al.

2

 

10

 

9

6

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>