Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Skandali me firmën “DH Albania” te Unaza e Re/ Kreu i ARRSH-së Qendro në prokurori

Nga Klodiana 0

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro po dëshmon në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e firmës ‘DH Albania’, e cila fitoi tenderin 18 milionë euro për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re me dokumente të falsifikuara. Pas zbulimit të skandalit, tenderi u anulua, ndërsa prokuroria nisi hetimet.

Në ditët e fundit prokuroria ka pyetur fillimisht pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Autoritet Rrugor Shqiptar, ndërsa sot u thirr për të dëshmuar kreu i institucionit. Duke qenë se kjo firmë ka fituar edhe një tjetër tender rreth 12 milionë euro nga OST, janë pyetur në fillim të javës edhe pesë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Momentalisht për këtë çështje vijon të jetë në kërkim policor administratori i kompanisë “DH-Albania” Avdjol Dobi, për të cilin pritet që prokuroria në ditët në vijim të lëshojë një mandat arresti. Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania “Dunwell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA.

Për këtë çështje Avdjol Dobi është thirrur në muajin dhjetor 2018 në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takime me krerët e këtij institucioni, Dobi ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milion euro të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA.

/shqipatrja.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej