Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Skandali/ Kampionia shqiptare: Duan të ndeshem me një serbe dhe të humb

Nga Klodiana 1

Majlinda Kelmendi nëpërmjet një statusi në Facebook, të cilin më pas e ka fshirë, ka denoncuar një fakt shumë të rëndë.

Kampionia e botës në xhudo, ka deklaruar se i kanë organizuar një ndeshje me një xhudiste serbe dhe ndeshja është e trukuar, pasi ajo duhet të humbasë. E gjithë kjo bëhet sipas saj me qëllime politike, nga zyrtarët e federatës së Kosovës. Ja çfarë shkruan xhudistja kosovare në statusin e saj.

“Keq e më keq. Pas lajmit që mora para disa ditësh që është duke u organizuar një duel me një xhudistë serbe, tani mora një informacion që asesi nuk kapërdihet. Më njoftuan se dueli është kurdisur dhe un duhet të sakrifikoj karrierën time dhe ta lë të më mposhtë xhudistja serbe. Është shumë e qartë tani se kjo po bëhet vetëm që disa zyrtarë tonë t’u hynë në b… ndërkombëtarëve dhe të shpëtojnë nga krimet e bëra. Prandaj, kërkoj nga ju që të më përkhrani duke më kthyer një përgjigje se a duhet të marr pjesë apo jo, dhe unë do të vendos në bazë të komenteve tuaja. Mos harroni që të bëni edhe share. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj. E juaja M.K.”

 

http://www.panorama.com.al/sport/skandali-trondit-kampionia-shqiptare-duan-te-ndeshem-me-nje-serbe-dhe-te-humb/

Komente (1)

  1. E dashur Majlinda,
    Ti je nje trimereshe shqiptare ! Une jam afer 80-tave e natyrisht skleroza ne kete moshe fillon te capise tamam si nje foshnje. Nder hapat e para eshte perlotja sepse jam mjaft emocional karshi fenomeneve qe me prekin. Mua me vjen turp sepse nuk kam leshuare lote kur isha me i ri ndaj ndodhirave prekese. Sot une u perlota. U perlota nga krenaria qe ndjeva per ty !
    Por si ralle here mua sot nuk me vjen turp… Se i kam lote Krenarie.
    Te rrok ne qafe si gjyshi tend. Tùroj vetem fitore trimereshe !
    Gezim

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej