Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Skandal/ Spitali i Lezhës s’ka barna

Nga Skenderi 0

Në Spitalin Rajonal të Lezhës pacientet po përballen me mungesë medikamentesh edhe në repartet e urgjencave.

Siç raporton ora news ky fakt është pranuar nga vet drejtuesit e spitalit, sipas të cilëve furnizimi me ilaçe ka qenë i vazhdueshëm por konsumi i tyre ka qenë më i lartë se parashikimet e bëra në fillim viti.

Nëndrejtori i Spitalit të Lezhës Tonin Romia thotë se është bërë tenderi për blerjen e ilaçeve dhe situata do të zgjidhet në një kohë shumë të shpejtë.

Romia: “Bëhet fjalë për disa preparate të konsumimit në masë, siç është ranitidinë, buskopan, papaverinë. Janë medikamente që në përgjithësi konsumohen dhe asnjëherë nuk mund të jesh i saktë për sasinë. Në përgjithësi, janë mbuluar mirë nevojat dhe mungesat mund të kenë qenë 10 ditë ose dy javë”.

Burime nga spitali i Lezhës kane bërë të ditur se ilaçet mungojnë në spital që prej muajit maj dhe se ka qenë vonesa e zhvillimit të tenderit që ka sjellë këtë situatë. familjarët e të sëmurëve thonë se janë detyruar t’i blejnë vetë barnat në mungesë, pasi bëhej fjalë për urgjenca.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej