Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Skandal, mediat greke: Nënshkruhet marrëveshja, i marrim Shqipërisë detin, Çamëria në koshin e plehrave të historisë

Nga Klodiana 0

Ajo të ciliës i tremebeshim ndodhi. Sipas mediave greke marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbyllur. Ajo rezulton sipas parashikimeve “ogurzeza”, tërësisht në disfavror të vendit tonë.
“Në çdo rast, kjo fitore diplomatike shënoi shtrirjen e detit territorial të zonës së Greqisë në 12 milje”, shkruan media greke. Sipas burimeve nga informacione zyrtare,documentonews.gr nënvizon si detajin më të rëndësishëm faktin se dy palët kanë rënë dakort që “Çështja Çame” të hidhet “në koshin e plehrave të historisë”.
Skandali thellohet më tej kur raportohet se historia sipas versionit grek për Çamërinë, tashmë do të pasqyrohet edhe në librat mësimorë në Shqipëri.
Kjo marrëveshje ka të tjera benifite për fqinjin tonë jugor, gazeta nënvizon që për herë të parë i nijihen plotësisht nga ana shqiptare të gjitha të drejtat minortitetit grek.
Por për grekët ka mbetur një çështje e pazgjidhur, sipas tyre ende nuk ka një dakodësi të plotë për varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë.
“Në çdo marrëveshje diplomatike të dyja palët bëjnë kompromise dhe konsensuse, përndryshe do të flitej për luftë. Vetëm në luftë ka fitues dhe humbës”, shkruan media greke duke cituar burimet që kanë bërë të ditur marrëveshjen.
Po çfarë fiton Shqipëria nga kjo marrëveshje?
Asgjë. Humbet nga historia dhe trojet e saj. Po kjo është një luftë. Fituesi duket qartë, humbësi edhe më qartësisht.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej