Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

S’ka rrugë për në Apolloni. Turistët kalojnë në segment të dëmtuar

Nga Media 0

Segmenti rrugor që lidh fshatin Pojan me qytetin e Fierit ndodhet në gjendje tepër të rënduar. Në këtë pjesë rruge, me një gjatësi rreth 4 km, prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.

Gjatë muajve të fundit, gjendja e rrugës është rënduar edhe më tepër si pasojë e punimeve të kryera për ndërtimin e autostradës Fier-Levan.

Në pjesën më të madhe ky segment rrugor është shumë i amortizuar, ndërsa në pjesë të veçanta është thuajse i pakalueshëm.

Veç problemeve që shkakton për banorët e zonës, kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë, pasi është e vetmja që të çon në parkun arkeologjik të Apollonisë, një prej pikave turistike më të rëndësishme në vend.

Për të viztuar bukuritë mahnitëse që ka ky park, turistët më parë duhet të kalojnë nëpër këtë segment rrugor.

Por megjithë vështirësitë që ka kjo pjesë rruge, numri i turistëve që vizituan Apolloninë ka thyer të gjitha rekordet e mëparshme. Gjatë stinës së verës, 14 mijë turistë kanë vizituar parkun, 6 mijë prej të cilëve vetëm gjatë muajit gusht.

Banorët thonë se shtrimi dhe asfaltimi i këtij segmenti rrugor do të ishte një zgjidhje jo vetëm për komunitetin e këtij fshati, por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë parkun.

/Top Channel/ 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej