Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Sipas Metës Çështja Çame i përket së shkuarës/ Kreu i Kuvendit takon emigrantët

Nga Media 0

Të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë.”

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka përsëritur thirrjen e tij drejtuar Shqipërisë dhe Greqisë që të zgjidhin me konstruktivitet çështjet e mbartura nga e kaluara. Gjatë takimit me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi, Meta ka mbajtur të njëjtin qëndrim, atë mbi palët Shqipëri dhe Greqi për Çështjen Çame. Meta bën thirrje për zgjidhje si të ishte kreu i OKB-së e jo kryetari i Kuvendit të njërit prej dy shteteve që kanë në tryezë për të zgjidhur, një çështje madhore të të drejtave të njeriut, siç është Çështja Çame.

Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të shkuarës, të cilat janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, në mënyrë që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë”, tha Meta.

Gjatë bashkëbisedimit, Ilir Meta i siguroi përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Athinë që: “Kuvendi i Shqipërisë ka vëmendje maksimale për adresimin e nevojave të tyre veçanërisht në drejtim të lehtësimit të procedurave administrative konsullore. Gjatë kësaj vizite do përpiqemi të ngremë disa nga çështjet të pazgjidhura të cilat krijojnë më shumë lehtësi për emigrantët tanë këtu, përpos problemeve konsullore, dokumenteve tona konsullore, problemeve të vulës apostile, problemeve të njohjes së patentave, por edhe problemi i njohjes së pensioneve që është një çështje akoma më komplekse. Janë të gjitha çështje, të cilat janë ngritur dhe do të ngrihen në vazhdimësi nga ana jonë, sepse kanë të bëjnë me mjaft probleme konkrete të emigracionit dhe emigrantëve këtu”.

Meta falenderoi emigrantët për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë në Shqipëri, ndërsa i ka cilësuar si një faktor të rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe vendit tonë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej