Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Simoni: Më shumë burg për drogat e forta

Nga Klodiana 0

Kryegjyqtari Sandër Simoni propozoi  se politika penale duhet të ashpërsohet, veçanërisht ndaj trafikantëve dhe sidomos ndaj atyre që arrestohen duke trafikuar drogat e forta, kokainë e heroinë.

Simoni propozoi gjithashtu që dënimet të jenë të diferencuara, edhe sipas rolit të secilit në një grup kriminal, një linjë e afërt me atë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga janari deri në tetor kanë dalë për masa sigurimi për çështje droge 249 persona, që të gjithë të dyshuar si të implikuar në trafik droge të llojit kanabis, të ngelur në tentativë. Por nëse aplikohet ky legjislacion i diferencuar, shumë prej tyre mund të gjykoheshin për vepra më të lehta penale, që lidhen me drogën, e veçanërisht kanabisin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>