Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Simbolet e Vidit përdoreshin deri në kohën e Zogut

Nga Media 0

Nga Armand Plaka

Letërnjoftim i vitit 1925, i lëshuar me një afat të pakufizuar “përgjithmonë” nga Ministria e P. Brendshme të Republikës Shqiptare ( duket qartë korrigjimi nga Shteti Shqyptar në Republikë Shqyptare) , por ajo që bie në sy është fakti se kapaku, stema zyrtare dhe formulimi apo formati, ishte akoma ai i kohës së Princ Vidit. Në rastin konkret bëhet fjalë për Kostandin Danilin, i cili në kohën e Monarkisë, pra disa vite pasi ishte pajisur me këtë letërnjoftim, kishte vendosur një foto të vulosur tashmë nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë së Durrësit. Nga vëzhgimi i dokumenteve të tjera të ngjashme të kohës, na rezulton se fotot nisën të vendoseshin nëpër dokumente me shumë gjasa më vonë se viti 1925, kështu që kjo është edhe arsyeja se pse mbi foton e Danilit shihet logo e Mbretërisë dhe jo e Republikës. Në vitet e mëvonshme Monarkia ndërmori një reformë administrative e dokumentare, e pas vitit 1933 shihen dokumenta më cilësore e të unifikuara.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej