Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sikur ta kishte mirë edhe me Gjermaninë…/ Berlini zyrtar Ramës: Para drejtësisë ata që blenë votat, protestoni!

Nga 27.al 0

Gjermania i kërkon prerë Edi Ramës të nxjerrë para drejtësisë blerësit e votave. Pas deklaratës së Berlinit zyrtar për “djegien e mandateve” nga deputetët e opozitës shqiptare, Deutsche Welle e pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës. Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është si më poshtë:

“Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore.”

Deklarata zyrtare e ministrisë së Jashtme gjermane është në të njëjtën linjë me qëndrimin e mbajtur nga opozita në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar në pushtet. Opozita deklaroi që arsyeja përse nuk mund të qëndrojë më në Kuvend, ndaj dogji mandatet, është blerja e votave e provuar nga hetimet dhe përgjimet e partnerëve në katër qarqe të vendit.
Dosja e njohur ndryshe me emrin “339” nuk po hetohet nga Prokuroria dhe kryeministri konsiderohet pengesa kryesore e mos lejimit të hetimeve.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej