Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Si vajzë çame nuk kam mundur të arrij majat në jetë, por kam ecur shumë”

Nga Media 0

Jeta në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë për vajzat çame. Nëse për gratë në përgjithësi ka pasur vështirësi, për vajzat çame pengesat kanë qenë të dyfishta. Por me këmbëngulje dhe dëshirë për të ecur përpara njeriu ja del. E tillë ka qenë edhe jeta e vajzës çame, Ruko Sako, tashmë një zonjë e nderuar që këshillon gratë, e vajzat çame që ta mbajnë gjallë dashurinë për Çamërinë.
“Si vajzë çame nuk kam mundur të rrij majat, por kam ecur shumë. Në jetë dhe familje njeriu nuk ka vetëm ngritje, ka edhe rënie, por i fortë është ai që di të ringrihet pas rënies. Cilatdo qofshin reniet, gabimem tona apo te te tjereve ne duhet të bashkohemi e të ringrihemi më me force se më përpara. Mosha ime është e tillë që unë tani vetëm këshilloj, sepse tani jam në grupin e pellazgëve, por do këshilloja nënat, vajzat, motrat: Mbani të gjalle dashurinë për Çamerinë te fëmijët tuaj”, deklaroi Ruko Sako.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej