Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Si u zbuluan 1.5 mln euro në portin e Durrësit, autoritetet shqiptare u njoftuan nga Italia

Nga Klodiana 0

Të tjera detaje zbulohen pas bllokimit të një sasisë parash prej 1.5 milion eurosh në portin e Durrësit të cilat ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Bëhet me dije se mjeti ku u gjetën paratë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit me tragetin e Ankonës. Autoritetet shqiptare ishin lajmëruar nga Interpoli Italian për dyshime se brenda një automjeti kishte mallra të paligjshme.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në auto-tren bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa po kontrollojnë edhe dokumentacionin e makinës.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se indicia e parë për autoritetet shqiptare ka ardhur nga Italia. Dyshohet se paratë e sekuestruara të jenë para të siguruara nga aktivitete kriminale.

/www.balkanweb.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej