Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Si të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe dy fjalë “Hipokratin”, ja emisioni më i ri në media

Nga Media 0

Duke filluar nga data 15 shtator 2018, çdo të shtunë, për 10 muaj me rradhë, në orën 18:20, në ekranin e Top Channel do te transmetohet emisioni “Hipokrati”.

Ky emision, më i riu ne tregun televiziv shqiptar me karakter teresisht shendetësor, është prezantuar që në fillim të muajit gusht si një nga projektet më të rinj të Top Channel, realizuar ne bashkepunim me “Inov Production”. Nga pyetjet më klasike mbi si të kujdesemi për veten tonë deri tek evolucioni i mjekësisë, gjithmonë në një hap me zhvillimet më të fundit të shkencës, me qëllimin për t`i transmetuar ato dhe per te qene sa me te dobishem per publikun e gjere, te shendoshe dhe te semure, femije dhe te rritur, do te trajtohen ne emisionin “Hipokrati”.

Shikuesit gjithashtu do te informohen sa kushton trajtimi shëndetësor ne Shqiperi. “Hipokrati” do te trajtoje ne emisionet e veta problematikat qe mbart sistemi yne shëndetësor me te cilat njerezit perballen cdo dite, duke ndikuar modestisht ne permiresimin e tij. “Hipokrati” do të kontribuojë nëpërmjet tematikave që do të trajtojë, në ndërgjegjësimin e publikut për një kulturë shëndetësore me filozofine që sa më shumë të kujdesesh për veten në jetën e përditshme aq më larg i rri semundjeve. “Hipokrati” pasuron më tej panoramën e programacionit të Top Channel, duke qëndruar gjithmonë disa hapa përpara të tjerëve, e gjithmonë në perputhje me nevojat e publikut, sidomos për çështje të ndjeshme sië është shëndeti.

Sot, në shpërthimin e teknologjisë dhe informacionit, ku të gjithë mund të biem pre e informacioneve të gabuara apo te keqinterpretuara, por që të gjithë duam të dimë sa më shume e të jemi të zotët e vetes, Top Channel, nëpërmjet “Hipokratit” ju vjen në krahë për t’iu ndihmuar të bëheni sado pak “mjeku i vetes suaj”. Emisioni “Hipokrati” do te drejtohet nga Oriela Cano Kosho dhe në të do të ftohen mjekë specialistë sipas temave që do të trajtohen.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej