Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Si të heqim të plasariturat në thembra?

Nga Ejona 0

Ne të gjithë duhet ta pranojme se gjëja më e keqe kur mbaron sezoni i verës janë këmbet e shëmtuara dhe të plasaritura. Të gjithe kremërat, fërkimet me limë dhe shumë truke të tjera kërkojnë një përpjekje, këmbëngulje dhe shpenzim parash, dhe jo gjithmonë mund të na japin efektin që ne duam. E vetmja gjë fantastike që ju mund të bëni është që të përdorni limon në mënyrë që këmbët tuaja të bukura të zbuten përsëri.

Për këtë trajtim ju duhet vetëm një limon i cili duhet të jetë i madh sa për të mbuluar gjithë thembren.


1. Së pari, ju duhet të prisni limonin në gjysmë dhe ju me lëngun e tij mund të përgatitni një limonadë për ju dhe familjen tuaj. Mos e hidhni lëkurën e limonit, pasi ju do ta përdorni ate për trajtimin e këmbëve.

2.Sigurohuni që limoni nuk ka lëng ne të.

3.Vendosni gjysmën e limonit direkt në këmbë. Ai duhet të përfshijë thembrën tuaj plotësisht.

4.Vishni çorape në mënyrë që limoni të fiksohet në te njejtin vend.

5.Lëreni aty limonin për të paktën një orë, por për një rezultat akoma më të mire ju mund ta lini atë gjatë gjithe natës. Lëngu i limonit do të funksionojë si një solucion kimik dhe për të hequr lëkurën e vdekur dhe të plasaritur.

Ju do të shihni rezultatet pothuajse menjëherë. Pjesët e plasaritura do te zhduken dhe thembrat e tua do të jenë shumë më të buta!

nga Anila Kaleshi

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej