Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Si ta bësh tualetin në një ditë të rëndësishme

Nga Ejona 0

Zgjidh marka të mira produktesh

Është shumë e rëndësishme që të zgjedhësh marka të mira të makijazhit që do përdorësh ditën apo natën që do dalësh. Askujt nuk do t’i pëlqejë pamja që mund të marrësh pas rënies së makijazhit.

Make up-i në harmoni me fustanin

Gjithmonë para se të bësh make up-in, duhet t’i tregosh make up artist-it tënd se cili është fustani i zgjedhur. Duke pasur parasysh stilin e tij, edhe tualeti yt do të jetë në harmoni të plotë.

As lehtë, as rëndë

Tendencat e fundit janë drejt natyrales, madje shumë drejt natyrales,mjafton të keni një pamje të freskët e rinore që nuk e ke pasur më parë. Prandaj duhet të jesh e kujdesshme.

Luaj me ngjyrat pastel

Sigurisht, në varësi edhe të kohës në të cilën do të bësh dasmën, duhet të kesh parasysh edhe përshtatjen e toneve që do të përdorësh, në përputhje me ngjyrën e lëkurës. Zgjidh një bazë të fortë dhe rezistente, në mënyrë që të mbulojë çdo defekt në fytyrë.

Trajtoje fytyrën paraprakisht me maska

Mos harro që para se të vijë dita e rëndësishme, paraprakisht, fytyrën duhet ta trajtosh me maska natyrale, pastruese dhe hidratuese, të cilat do të të ndihmojnë që atë ditë të ndihesh e freskët edhe pas orëve të gjata.

Sugjerimi më i rëndësishëm

Zgjidh një make up artist profesionist, i cili e njeh mirë natyrën tënde, lëkurën, tiparet etj., në mënyrë që të të garantojë një makijazh rezistent dhe, mbi të gjitha, fotot duhet të jenë të mrekullueshme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej