Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Si popull që s’guxon ta përmendë Çamërinë, si popull pa shtet e pa mëmëdhe! (film)

Nga Media 0

Nga Kim Mehmeti

Ja, erdhën grekët në Bularat të Shqipërisë, ku me nderime e varrosën “heroin” e tyre dhe me krenari e “zhvarrosën” urrejtjen shekullore ndaj shqiptarëve dhe ku na shanë, ofenduan e përbuzën, sikur të ishin në shtëpi pa pronarë! Jo njëherë, diçka e ngjashme, ka ndodhur edhe në Kosovën tonë, në të cilën, aty ku shkon presidenti serb, nuk mund të shkojë ai i Kosovës!

Sa për Maqedoninë, të mos flasim fare: për shovenët sllavo-maqedonas, britmat “Vdekje për shqiptarët!” dhe “Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, janë bërë lutje të mesditës!

Po pra, në “Shqipëritë” tona nuk është e ndaluar antishqiptaria dhe thuajse çdokujt i lejohet të na shajë, ofendojë e përbuz, mbase pse edhe një pjesë e madhe e “Evropës demokratike” nuk e merr për mëkat antishqiptarinë, por mosdurimin shqiptar ndaj të tjerëve?!

Dhe ashtu ka qenë dikur, e ashtu do jetë përderisa të tjerët e shohin se jemi duke u bërë si popull që nuk guxon ta përmendë Çamërinë – si popull pa shtet e pa mëmëdhe! Apo përderisa do e vërejnë se inferioritetin e mbulojmë me të qenurit më ‘mendjehapurit e më tolerantit’ në botë! Si dhe përderisa do e shohin se ‘Shqipëritë’ tona janë shtete që nuk e mbrojnë interesin e shqiptarisë, por interesin e burrështetasve e mbrojnë nga populli!”

Postim

Si popull që nuk guxon ta përmend Çamërinë – si popull pa shtet e pa mëmëdhe!Kim Mehmeti‘Ja, erdhën grekët në Bularat të Shqipërisë, ku me nderime e varrosën ‘heroin’ e tyre dhe me krenari e ‘zhvarrosën’ urrejtjen shekullore ndaj shqiptarëve dhe ku na shanë, ofenduan e përbuzën, sikur të ishin në shtëpi pa pronarë! Jo njëherë, diçka e ngjashme, ka ndodhur edhe në Kosovën tonë, në të cilën, aty ku shkon presidenti serb, nuk mund të shkojë ai i Kosovës! Sa për Maqedoninë, të mos flasim fare: për shovenët sllavo-maqedonas, britmat ‘Vdekje për shqiptarët! dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë’, janë bërë lutje të mesditës! Po pra, në ‘Shqipëritë’ tona nuk është e ndaluar antishqiptaria dhe thuajse çdokujt i lejohet të na shajë, ofendojë e përbuz, mbase pse edhe një pjesë e madhe e ‘Evropës demokratike’ nuk e merr për mëkat antishqiptarinë, por mosdurimin shqiptar ndaj të tjerëve?! Dhe ashtu ka qenë dikur, e ashtu do jetë përderisa të tjerët e shohin se jemi duke u bërë si popull që nuk guxon ta përmend Çamërinë – si popull pa shtet e pa mëmëdhe! Apo përderisa do e vërejnë se inferioritetin e mbulojmë me të qenurit më ‘mendjehapurit e më tolerantit’ në botë! Si dhe përderisa do e shohin se ‘Shqipëritë’ tona janë shtete që nuk e mbrojnë interesin e shqiptarisë, por interesin e burrështetasve e mbrojnë nga populli!” (Kim Mehmeti)

Posted by Kim Mehmeti on Friday, November 9, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej