Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Si po përpiqet t’i përçajë Basha kritikët e tij?

Nga admin 0

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të deinkurajojë legalizimin e fraksioneve brenda Partisë Demokratike, me shpresë se kundërshtarët e tij do të lodhen dhe do të përçahen.

Kundërshtarët e tij në të vërtetë nuk po kërkojnë fraksione brenda Partisë Demokratike, por zgjedhje të lira dhe të drejta, me qëllim që të legjitimohet udhëheqja e re. Sipas tyre zgjedhjet e 22 Korrikut ishin tërësisht të manipuluara dhe se legjitimiteti i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike është i dyshimtë. Kërkesa e tyre për një garë reale, nuk është doemos kërkesë për fraksion, por kërkesë për të verifikuar shumicën që udhëheq Partinë Demokratike.

Ata kanë paralajmëruar një pëprpjekje për t’u bashkuar në kërkesën e tyre, për legjitimim të udhëheqjes së Partisë Demokratike, e cila po merr trajtat e një lëvizje brenda PD-së.

Por, përse Basha flet për fraskion para se të flasin iniciatorët e kësaj lëvizje?

Është e qartë se Lulzim Basha kërkon ta zgjidhë këtë çështje duke nisur nga pika e fundit. Ai refuzon të vendos në pikëpyetje legjitimitetin e tij dhe kërkon të defaktorizoj kundërshtarët. Rruga e vetme që ai ka, është të shtyjë përmes retorikës idenë e mospranimit të fraksioneve brenda PD-së, me qëllim që kundërshtarët e tij, të përçahen dhe të lodhen me idenë, nëse duhet ndenjur brenda duke ju lutur Bashës, apo duhet vazhduar me diçka të re.

Duke folur për fraksionet dhe mos pranimin e tyre, Basha shkon tek zhvillimi ekstrem brenda PD-së, pa filluar ende një lëvizje zyrtare kundër tij. Ai është duke u treguar derën kundërshtarëve, jo që të ikin të gjithë, por t’i përçajë dhe disa t’i kapë rrugës, duke i konsideruar kundërshtarë konstruktivë.

Qëllimi i tij është që të shmangë përballjen me ta dhe të pastrojë llogaritë, duke i nxjerrë jashtë partisë. Me këtë ai siguron jo vetëm qetësinë e brendshme, por dhe një alibi tek demokratët që mendojnë se duhet të jenë të bashkuar.

Ndaj deklaratat e tij kundër fraksioneve, e pasuar nga ajo e Palokës dhe mbështetësve të tjerë të tij, është thjeshtë një lëvizje për të përçarë kundërshtarët e tij, tek ideja e fraksionit, apo krijimit të një force të re.

Duke qenë se kundërshtarët e tij nuk janë uniformë, por janë përballë tij për arsye të ndryshme dhe objektiva të ndryshme, ai shpreson se mund të arrijë t’i mbajë ata të ndarë nga njëri-tjetri, derisa t’i eleminojë.

Pastaj PD është e gjitha e tij. Natyrisht edhe humbja.

/gazetatema.net/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej