Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Si përfunduan ikonat e Gjergji Thimios në shtëpinë e Koço Kokëdhimës

Nga Skenderi 0

E mbani mend Gjergji Thimon? Ai ishte një “viktimat” e para të “të të bërit shtet” të qeverisë së Edi Ramës. Në vitin 2014 ai u arrestua me bujë i akuzuar si trafikant i verprave të artit. Prokuroria e Tiranës kërkoi për Thimon deklarimin e fajshëm të koleksionistit për akuzën e “vjedhjes së veprave të artit e kulturës” dhe dënimin e tij me 9 vjet heqje lirie.

Megjithatë ai nuk i kreu të gjitha. Pas lirimit, ai nuk është tërhequr ende nga beteja e tij. Ai i është drejtuar emisionit “Stop” në TV Klan në lidhje me një padrejtësi që i është bërë, Muzeut të Artit dhe të kulturës shqiptare, të licensuar nga vetë shteti shqiptar.

Sipas Thimos, arrestimi i tij u bë për të grabitur koleksionin e tij të veprave të artit.

“Në vitin 2013, Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri i shikojnë ikonat e David Selenicës përpara në Galeri Artesh. Ky është objekti që unë akuzohem, me kartelë, me certifikatë pronësie, 49-320, e David Selenicës. Këtu na del se ky e shikon në 2013-ën, ndërsa në vitin 2016, pikërisht ky objekt që ka qenë i ekspozuar në Galerinë e Arteve na del në shtëpinë e Koço Kokëdhimës”, – thotë Thimo.

/lapsi.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej