Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Si i vodhe kumbulla komshiut, si vodhe status në Facebook, njëlloj vjedhës je!

Nga Media 2

 Nga Alma Nikolli
A mund të ta vjedh pak? Është kjo një pyetje që ma bëjnë disi shpesh në rrjetet sociale. Mua nuk kanë ç’më vjedhin tjetër veç shkronjave, që ta dini. Pra më kërkojnë ndershmërisht që të më vjedhin.
Kjo pyetje më tërbon dhe ma ledhaton sedrën njëkohësisht. Fillimisht kënaqem që unë kam shkruar diçka të pëlqyeshme e të kopjueshme, e njëkohësisht shqetësohem se përse ajo që them unë nuk duhet njohur si e imja.
Por ky meditimi “edhe kështu, edhe ashtu”, mbaron shpejt dhe unë përgjigjem: patjetër mund ta marrësh, se vjedhjen s’e them dot, më duket një fjalë fort e rëndë.
Para se të them këtë, krejt jo modestisht mendoj: “Pse, Markezi jam unë që u dashka të më citojnë me iniciale a emër, sikur çfarë thashë?!”
Dhe si në shumë raste, e zë veten në gabim. Nuk ka nevojë të jem dikush që ka qenë para meje, unë jam unë dhe nëse diçka e them unë, duhet të mbetet e imja. Nuk kam thënë asgjë. Nuk kam pse të jem modeste. E kam thënë unë dhe le të mbetet e imja. Nuk bëhem dot më e madhe se sa jam, por kaq sa jam le të mbetem.

Teorikisht kjo nuk ka fort vlerë, por praktika tregon të kundërtën. Se ja, dalin deputetë e ish-ministra me diploma të vjedhura dhe ne bëjmë sikur habitemi. Uau, ku paska bërë plagjiaturë, e zbusim. Jo, jo, vjedhje është. Si vodhe kumbulla te komshiu, që bën sikur nuk të sheh, si vodhe shkronja, njëlloj vjedhës je.

E kur vjedh shkronja e kumbulla, ti je e gatshëm me vjedh tendera e veshka. Por mua më duket sikur vjedhja nuk na shqetëson më. “Vjedh i zoti”, thonë. Shkurt, shqip, pastër e pa gabime.
Kështu që, mos u habisni kur vjedhësit e diplomave t’u vjedhin shpresat, në thelb nuk ka asnjë ndryshim.
Loading...

Komente (2)

  1. Bravo maj shkrimtare

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej