Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Si fqinj të mirë…

Nga 27.al 0

Nga Alket Veliu

Dy ditë më parë deputetja Doda shkruante me të drejtë lidhur me “veset” e ministrit të jashtëm fqinj.

Do doja të shtoja çfarë duhet kuptuar me “fqinjësinë” e mirë. Të gjithë bëjnë një bilanc në fqinjësi, çfarë kemi dhënë dhe kemi marrë nga fqinjësia, le të përmendim disa pika kulmore në këtë marrëdhënie:

Na përmendet integrimi në KE dhe vota pro, besoj se fqinjët na e kanë borxh një votë pro dhe për këtë mjafton t’i referohemi kontributit të shqiptarëve në revolucionin e 1821.

Na përmenden refugjatët shqiptarë të viteve të fundit, për këtë mjafton t’u kujtojmë kontributin që ata japin në ekonominë greke, si dhe pozicionimin e Greqisë në partneritetin ekonomik që Shqipëria ka sot, ku padyshim Greqia po merr pjesën e luanit.

Na përmenden të drejtat e minoritarëve, për këtë mjafton t’u kujtojmë që Shteti Shqiptar po mban klasa edhe me dy nxënës vetëm e vetëm që të respektojë të drejtën e tyre për arsimim në gjuhën amtare, ndërkohë që asnjë shkollë shqipe nuk ekziston në Greqinë e mbi një milion shqiptarëve dhe mbi tre milionë arvanitasve.

Na përmendet si e papranueshme konstatimi i kryeministrit tonë lidhur me kontributin e një shqiptari në mbrojtjen e Akropolit, por nuk di sa të pranueshme janë gdhendja e emrit të Beratit, Himarës, Gjirokastrës e kështu me radhë në muret e Parlamentit fqinj.

Na propozohet të heshtim, por a mund të ketë fqinjësi të mirë pa dialog???

Ministri i jashtëm fqinj para se të na bindë ne për të heshtur le të bindë KE të heshti dhe të tregojë aty pallavrat e fqinjësisë së mirë.

Ne mendojmë që dialogu dhe zgjidhja e problemeve të mbartura janë udha më e drejte për një fqinjësi të mirë dhe jo heshtja.

Heshtja na bën të papërgjegjshëm ndaj brezave që vijnë duke u trashëguar atyre probleme dhe jo zgjidhje.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>