Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Lakrori me dy petë i pjekur në saç

Nga Skenderi 0

Perberesit per brumin:

300 gr miell

1 gotë kos

1 lugë gjelle kripe

1 lugë kafe sode buke

për mbushjen:

2 kokrra qepe të mëdha

2 speca

3 kokrra domate mesatare

kripë

vaj

Përgatitja:

Hedhim mjellin në një tepsi dhe i hapim një gropë në mes.

Hedhim kripën dhe soden e bukës , kosin në vendin e hapur.

I përziejmë me dore duke shtuar ujë të vakur derisa të bëhet brumi (Brumi duhet të jetë i butë në mënyrë që peta të hapet me lehtësi).

E lëmë pak këtë brum të vijë derisa të pregatisim mbushjen.

Për mbushjen grijmë hollë qepët në një tigan dhe i vemë të skuqen duke i hedhur 3-4 lugë gjelle vaj.

Grijmë specat dhe i shtojmë tek qepët dhe vazhdojmë i skuqim.

Mbasi të jenë skuqur mirë qepët dhe specat i hedhim domatet e grira ( është mirë që domateve tu heqim më parë luspën  e cila hiqet me lehtesi po ti futim në ujë të nxehëe).

E lëmë të zieje në tigan derisa të bëhet homogjene, mund ti hedhim pak ujë sipas deshirës .

E lëmë të ftohet.

Ndërkohë ndajmë brumin në dy pjesë. Pjesa e siperme më e vogël se e poshtmja.

Hapim petën e poshtme dhe e vemë në tepsi të lyer më parë me vaj.

Hedhim mbushjen dhe e hapim uniformë në petë.

Hapim petën e dytë më të madhe dhe e vendosim sipër duke i kthyer pak anët.

E pjekim në sac për 20 minuta.

Mbasi e nxjerrim e lyejmë siper me gjalp dhe ju beftë mire.

Shënim: Mbushja mund të bëhet sipas dëshires prsh: me presh dhe gjizë, me spinaq, kos dhe vezë, me lakër etj

dsc_1453 dsc_1457

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej