Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shullazi mbetet në burg

Nga Rexhina Biba 0

 

Emiliano Shullazi ndodhet prapa hekurave për rreth 1 muaj dhe mesa duket do rrijë dhë disa kohë,pasi Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën ku ai kërkonte lirimin nga qelia.

Avokatët mbrojtës bën rekurs pranë Gjykatës së Lartë për vendimin e Apelit që linte prapa hekurave Shullazin, kushëririn e tij Blerimin si dhe Gilmando Danin.

Kërkesa u depozitua në Gjykatën e Lartë më 18 maj, me anë të rekursit që kërkonte prishjen e arrestit të dhënë nga dy shkallët e Krimeve të Rënda.

Urdhri për arrestimin e   Shullazit u dha nga gjykata më 17 prill, pas njoftimeve se grupi i tij kishte kërcënuar profesorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni, duke kërkuar tërheqjen e këtij të fundit nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej