Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Shuhet në moshën 68-vjeçare ikona e filmit shqiptar Bujar Lako

Nga Skenderi 0

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur shqiptar Bujar Lako. Ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku katrdiak. Ngjarja ndodhi mëngjesim e sotëm rreth orës 8:30.

Bujar Lako,  lindi në Tiranë më vitin 1948. Karrierën si aktor Lako e filloi fill pas studimeve të larta, në vitin 1973 si aktor në Teatrin Kombëtar.

Nuk kaloi shumë kohë dhe pjesëmarrja në filmat “Përballimi” dhe “Në fillim të verës” do e katapultonte në produksione më të mëdha kinemaje si “Gjeneral Gramafoni”, në rolin e Halit Beratit, “Balle për ballë” në rolin e Mijo Bermenës, “Gurët e shtëpisë time” në rolin e Tenente Morucit dhe produksionet më të fundit ku mori pjesë ishte prodhimi i vitit 2003 “Lule të kuqe, lule të zeza”, ku luajti përkrah të tjerë emrave si Kastriot Çaushi, Vasjan Lami, Petrit Malaj, Mevlan Shanaj etj. Gjithashtu, edhe “Magic Eye”, ku shfaqet përkrah Timo Fllokos, Alban Ukajt dhe Arta Dobroshit.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçojmë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët

Gjatë karrierës së tij, Bujar Lako është mirëpritur gjithnjë nga publiku, por edhe kritika e cila e ka vlerësuar edhe me çmime. I pari për të ishte në vitin 1979, ku ngriti kupën e aktorit më të mirë të festivalit të filmit për rolin e tij në filmin “Gjeneral Gramafoni” dhe në vitin 2005 do të fitonte titullin “Palma e Artë”, me filmin “Magic Eye” të Kujtim Çashkut, që përbën edhe çmimin më të madh marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A për filmin.

Titujt që mban mbi vete janë urdhëri “Naim Frashëri”, klasi i parë në vitin 1982, “Artist i merituar” në vitin 1985 dhe “Nderi i kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës në vitin 2013.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej