Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Shtihanat që rrënuen kullën e Prek Calit

Nga Media 0

Nga Ilir Seci

Nuk kishte si me ndodhë ndryshe, pos me u shembë kulla e Prek Calit. Çka mund bante tjetër nga nji sistem i ashtequejtun demokratik që për 27 vjet restauroi shtëpinë e lindjes së diktatorit Hoxha dhe shërbëtorëve të tij ma të devotshëm.

Kullën e Prek Calit nuk kishin si me e restaurue bijtë e etënve që në senen 1945 hynë në Kelmend nga kufini jugosllav dhe e rrethuen atë kullë me ndihmën e forcave serbe.
-“Nuk e bajmë gabimin e baballarëve tanë” – kumton ky rrafshim i kullës, – “duhej ta kishin rrafshue me 1945.”
Kullën e Prek Calit nuk e restauruen as ata shtihanat që për 27 vjet shtiheshin si demokratë, shtihanë që morën pushtetin, por asnjiherë nuk u ra ndërmend për legjendën e kombit, kelmendasin që mbrojti kufinin shqiptar.

Jo, nuk kishin nge me nderue e vlerësue figurat e kombit si Prek Cali e At Fishta, komunistët dhe shtihanat demokratë kanë idhujt e vet, falë të cilëve vazhdojnë me sundue edhe sot…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej