Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Shtabi i emergjencave/ Rama: Situata me gripin drejt përmirësimit

Nga Ejona 0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Emergjencave për situatën e motit në vend, dhe problematikat e hasura

Rama tha se situata me gripin është nën kontroll dhe po shkon drejt përmirësimit pasi është ulur numri i të prekurve në spitale.

Kreu i emergjencave Shemsi Premçi tha se problematike për momentin janë akulli dhe ngricat në rrugë. Ai u shpreh se temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Vermosh dhe në një fshat të Librazhdit.
Sa i takon akseve nacionale ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se po mirëmbahen dhe janë të gjitha të kalueshme. Ministri vuri në dukje edhe problemin me ujësjellësat, me ngrirjen e tubacioneve për shkak të temperaturave të ulëta.

Ndërsa për furnizimi me energji elektrike në vend, Ministri Damian Gjiknuri tha se janë disa njësi të vogla në veri ku ka mungesë të energjisë, në gatishmëri për t’i riparuar. Gjiknuri tha se këtë vit defektet janë rregulluar në kohë rekord nga OSHEE.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej