Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqiptarja me plis para Donald Trump në Kongresin Amerikan

Nga Media 0

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimi i Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018.

Të ftuarit Presidentit Trump, ishin emocionalisht të fuqishëm si shembuj të vlerave të tij dhe të vlerave, në të cilat shumica e amerikanëve besojnë, do të thoshte pas këtij fjalimi të rëndësishëm të Presidentit të SHBA, ish drejtuesi i të dy Dhomave të Senatit e Kongresit Newt Greenwich, duke shtuar se :” . Impakti i historive të tyre personale lidheshin me principe më të mëdha që fjalimi kërkonte të frymëzonte. Ata nuk ishin vetëm të ftuar emocionalë. Ata ishin të ftuar didaktikë, historitë e të cilëve na mësuan diçka rreth vetes tonë dhe rreth vlerave që e bëjnë Amerikën unike dhe të jashtëzakonshme”.

Ish- këshilltaria në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, ishte gjithashtu ajo e vetmja që tërhoqi dhe vemendjen e Presidentit Trump, gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President.

Ajo arriti deri sa të jetë cituar një vit më nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Twitter.

Vet Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.

Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.

“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.

Mirëpo kësaj rradhe shqiptaro amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me mikun e madh të shqiptarëve, kongresitin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty, por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbat e dyarve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.

 

http://indeksonline.net/gruaja-shqiptare-paraqitet-me-plis-ne-koke-para-trumpit-ne-kongresin-amerikan/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej