Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shqiptarët u bëhen urë grekëve

Nga 27.al 1

Nga Noela Yzeiri

Në një letër-protestë të 14 prillit të vitit të largët 1928, ai që më shumë se askush përjetoi dhe qe dëshmitar i tragjedisë së kufijve, ish-ministri i jashtëm dhe diplomati i shquar, Mehmet Konica shpreh trishtimin e tij të thellë që shqiptarët po humbnin cilësitë e parardhësve të tyre duke shkelur mbi çdo sakrificë sublime që kishte mbajtur të gjallë shpirtin e kombit. Prandaj u drejtohet atyre duke i pyetur: “Edhe sa kohë do të vazhdojmë të durojmë Greqinë?”

Konica e ka fjalën për  klasën politike që drejton vendin e tij dhe sjell në kujtesë disa fakte rrënqethëse. “Ne kemi harruar atë që pësuam prej grekëve”,- shkruan ai. “Ne kemi harruar atë që pësuam prej grekëve nga 1912-13, vrasjen e 72 burrave nga Çamëria, ne kemi harruar djegjen e Mesoresë dhe vrasjen e burrave të këtij fshati, ne harruam djegien e Ormovës dhe vrasjen e gjithë banorëve të saj përfshirë gra e fëmijë, ne harruam djegjen e Panaritit dhe vrasjen e 375 banorëve të tij, burra, gra, fëmijë

Ne kemi harruar djegjen e një pjese të Jugut të Shqipërisë nga Delvina në Korçë ku 150.000 shqiptarë u detyruan me dhunë të jetonin për më shumë se dy vjet nën hijen e ullishtave të Vlorës. Ne harruam që shumica e tyre vdiqën nga të pangrënët…”

Më tej në këtë letër-protestë Konica rrëfen se në një bisedë të gjatë që ai kishte  patur me Mbretin Kostandin të  Greqisë në vitin 1916, ky i fundit duke i pranuar të gjitha  ishte shprehur se këto faje kishin hapur një gji ndarës midis dy vendeve, mbi të cilin ishte e pamundur të ndërtohej një urë komunikimi. Për çudi thotë Konica, shqiptarët këtë urë e ndërtuan për shumë pak kohë. Pyetja që ai shtron është fondamentale për konceptin politik që shtetarët shqiptarë kanë pasur në krijimin e marrëdhënieve me fqinjin: “A e kemi ndërtuar këtë urë  në bazën e ndonjë ideje politike, duke u nisur nga të kuptuarit e një morali të lartë apo shpirti ynë është transformuar në një skllav?”

Kur mendoj për gjakun e derdhur të të parëve të mij, më dhemb të pranoj se ndoshta si në asnjë vend të botës, ata që shqiptarët kanë zgjedhur mbi krye, historikisht dhe në mënyrë të përsëritur nuk kanë bërë asgjë për të ribashkuar krahët e këputur të kombit të tyre. Madje, kanë bërë sikur këto qytete, të vrarët dhe varret nuk ekzistonin.  Këtë bëri Zogu, kur shiti Shën Naumin, këtë bëri Enveri me Kosovën e Çamërinë, kështu u soll edhe Berisha ndaj Çështjes Çame dhe kështu po sillen edhe këta që e pasuan. Kur iu nevojitet ndonjë votë e nxjerrin nga arkivat, pasandaj kur nuk u hyn më në punë e hedhin atje, përtej. Si paraardhësit.

Mehmet Konica ka të drejtë, kur shkruan se në emër të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës paqësore, shqiptarët i kanë vënë zemrës një gur, por sa kuptim ka një taktikë e tillë, thotë ai në protestën e tij, ndërkohë që grekët vetë nuk kanë hequr dorë nga idetë e tyre, por përkundrazi vazhdojnë të ngrejnë kurthet e vjetra, nën një formë të re.  Në letrën-protestë, ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Mehmet Konica, dokumenton dëbimin dhe plaçiktjen me dhunë të 30.000 shqiptarëve të Çamërisë, të cilëve iu konfiskua çdo pasuri, rrëmbimin e pronave të shqiptarëve të Janinës dhe rrahjen e burgosjen e grekëve me origjinë shqiptare duke i lënë ata të ngordhnin rrugëve e duke mos lejuar as Kryqin e Kuq që t’u shpërndante ushqime e veshmbathje. Në fund të protestës ai shkruan se çuditërisht në përgjigje të kësaj, qeveria shqiptare me gjakun e njerëzve të saj të zvetënuar nga uria dhe vuajtjet, paguan për shkolla greke, të cilat përpiqen të gërrmojnë varret e shqiptarve, të zgjedhin deputetë grekë në Parlament dhe të transformojnë Sarandën në një qytet grek. “Qeveria shqiptare emëron në poste të rëndësishme zyrtarë grekë dhe ndërkohë që në ndonjë vend tjetër do i kishin varur në litar kokëposhtë, ne u japim armiqve më të mëdhenj të racës sonë, liri të plotë për tregti, duke dëmtuar edhe fitimet e manifakturave shqiptare.”

Përpara 11 muajsh, ministri ynë i jashtëm Ditmir Bushati mbajti fjalimin më të hapur dhe drejtëpërdrejtë që ka mbajtur ndonjëherë një përfaqësues aq i lartë i qeverisë shqiptare. Bushati artikuloi qartë se Çështja Çame do të ishte pjesë e agjendës zyrtare e qeverisë Rama duke lënë të kuptohej se kishte ardhur koha e institucionalizimit të kësaj çështje në një nivel të lartë shtetëror. Tashmë, pas formimit të qeverisë së re, çështja e mbetur pezull e shqiptarëve të Çamërisë hiqet nga agjenda, e bashkë me të shuhen shpresat që shqiptarët të marrin seriozisht veten dhe shtetin e tyre. Vjedhja e pafund e përditë, një atentat i bërë Shqipërisë ndër vite nga ata që e kanë qeverisur, moskonsolidimi i institucioneve dhe pafuqia për të ndërtuar një shtet dinjitoz, padiskutim e bën të pamundur trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve historike nga një shtet i dobët dhe i mbaruar me gjithsej.

Nuk e kam me grekët, sepse nuk është faji i tyre, që shqiptarët u janë bërë urë që t’u kalojnë sipër. Nuk e kam me grekët, sepse kur mendoj për gjyshin tim mysliman, Ahmetin  dhe shokun e tij grek të krishter, Mihalin që strehuan familjet në shtëpitë e njëri-tjetrit gjatë kohës së luftës, besoj me gjithë zemër se popujt nuk e duan luftën. Më shumë se sa me grekët e kam me ata që udhëheqin Shqipërinë që kanë e me pasion të veçantë të tallen me gjakun e të parëve?

Komente (1)

  1. Pena si Noela Yzeiri na duhen, per kohen qe jetojme.
    C’me ke prek ne zemer moj cupa Noela Yzeiri, qe pac uraten sa shkruan.
    Ka 82 vjet kjo zerma ime qe nuk shpeton nga prapesite e komshiu jugor-Grekut, qe mbetet GREK,ne ate kuptimin e plote te urrejties.(te kuptohemi,ska fajpopulli gerk, po kokak udheheqese qe perfaqesojne interesat e tyre; si individe a grupe individesh.
    Ti cupe e mire, i ke numeruar, masakrat greke e mua me kujton sa 1912-13 dhe 1940te,
    Me 1913te, vran gjyshin;kapedan i nje cete ne Dangelli,pikerisht ne nendorin e 1913 sa shpallur pavaresia,(lene 4 femije jetime,)qe shovinistet greke, donin ta mernin deri ne shkumbin e poshte..Ishte qendresa e popullit tone qe e shpalli Pv…sa dhe dashamires shtete qe na perkrahen.Bota na ka borxh,teritoret e lena jashte shtetit ame edhe me kufijte e 1913tes.kere nuk duhet ta harrojme;Kosova e Cameri, duhet te jene NJE me MEMEN SHQIPERI.
    Mire keni ate shprehien:-Nuk e kam me greket…. qe shqiptaret(qeverite)jane bere ure..per maredheniet mes njerezve te thjeshte te te dy kombeve.
    Po nuk duhet te harrojme:
    Me 1940t, vrane nje baba lene tre femije jetime,.teksa luftonin greket e Italianet ,kush e kush ta pushtonte jugun e shqiperise.
    Cdo fshat dhe lagje e shqiperise jugut,ka gjurme te krimeve greka.Si mund ti harrojme ato,qe po tu shtojme ndodhite e pas viteve 90t, veme duart ne koke.Kush e ka provuar emigracionin atje e di.Nuk me harroet “FShESA’ e 1966-67,me ato autobuza te mbushur me emigrane,deri masakruar e kthyer ne shqiperi.
    E di qe ne greqi kemi mijera emigrante te pas 90tes,qe po bejne sakrifica sublime,per te shkuar sa ne atdhe dhe ne shtete te tjera.Ato te studioje qeveria aktuale dhe t’u dale ne mbrojtie,sa direkt duke hapur vend pune ne atdhe,dhe drejtperdrejt me qeverine greke kur ka shkelie,deri te marreveshieve nderkombetare.
    Miqesia dhe maredheniet me popullin grek duhet te ruhet,po jo me keto leshime deri nenshtrim e mos respekt te qenies shqiptar.Ceshtia Came sa ruajtia e teritoreve shqiptare ,duhet vene ne plan te pare.
    Penen tua Noela, dy here te uroj;pac uraten dhe te shkofte mbare me penen atdhetare.

    Nene Pashako D.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej