Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Shqiptarët një nga popujt më të vjetër dhe të rinj të Europës

Nga Media 0

Nga Reginald Hibbert
 
Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Europës, por vendi i tyre është një nga shtetet më të reja të Europës. Të jesh kaq i vjetër dhe njëkohësisht kaq i ri është një farë fati i keq. Kjo ka sjellë shumë keqkuptime. Ata jashtë vazhdimisht e kanë nënçmuar fuqinë, qëndrueshmërinë dhe rëndësinë e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve. Shqiptarët vetë vazhdimisht e kanë mbiçmuar gatishmërinë , ose siç e shohin nga ana e tyre, detyrimin e të tjerëve për t’i lejuar vetëvëndosjes shqiptare fushë të lirë e të plotë veprimi.
Shqipëria e sotme, sipas vështrimit të shqiptarëve, është vetëm një copë, jo më shumë se gjysma e asaj që duhet të ishte Shqipëria, pjesa tjetër ka mbetur në Jugosllavi. Madje edhe kjo gjysmë ose aty afër që u lejua të ekzistojë si Shqipëri e pavarur, ka pasar një jetë të pasigurtë për pjesën më të madhe gjatë tri të katërtave të shekullit, në të cilën u njoh si shtet. Mbi të vërshuan disa fuqi gjatë Luftës së Parë Botërore nuk ishte sigurtë nëse do të rindërtohej një Shqipëri e pavarur.
Pika e kthesës ndodhi më 1943 dhe 1944, kur lufta partizane dhe interesimi për të nga ana e Britanisë dhe e Shteteve të Bashkuara e bënë të sigurtë se vendi do të ringjallej brenda kufijve para vitit i shndërruar një shtet komunist, i goditur nga varfëria, i shkatërruar tejpërtej dhe pothuaj pa asnjë mik në botë e aq më pak pa asnjë mik të pasur ose të besueshëm
Fragment nga libri “Fitorja e hidhur-Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë”
 
I vetmi libër i botuar pas ngjarjeve të dhjetorit 1990, që e rishikon historinë e afërt të Shqipërisë në dritën e këtyre ngjarjeve.
Autori: Oficer i Shërbimit të fshehtë informativ anglez gjatë Luftës së II Botërore, u hodh me parashutë në Shqipëri në dhjetor të 1942, doli në pensioni më 1982 si ambasador i Britanisë së Madhe në Francë, vizitoi Shqipërinë në Gusht të 1992. Mbi bazën e dokumenteve të arkivave ushtarake e të jashtme të Anglisë dhe të ditareve e të përvojës së autorit në Shqipërinë e kohës së luftës, jep përgjigjje të reja për pyetje të vjetra.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej