Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqiptarët! Kemi tru, por jo b****!

Nga Media 0

Nga Ardit Rada

Shqiptarët!

Janë te pasur si vend, por të varfër si popull.

Duan ndryshime, por nuk ndryshojnë dot.

Janë të rinj në moshë, por të vjetër në ide.

Janë të mençur, por jo të ditur.

Janë kokëfortë, por jo këmbëngulës!

Janë trima, por nuk kanë guxim.

Kanë dëshira, por jo kurajo.

Janë të zjarrtë, por jo të ngrohtë.

Nxehen shpejt, por ftohen lehtë.

Kanë shumë fjalë, por pak punë!

Janë apolitikë, por shumë partiakë.

Janë patriotë me ndjenja, por antikombëtarë me veprime.

Janë krenarë me të kaluarën, por skeptikë me të ardhmen.

Punojnë pak, lodhen shumë.

Punojnë shumë dhe ç’lodhen pak!

Vishen mirë, por ushqehen keq.

Argëtohen shumë, por kënaqen pak.

Kanë shtëpi të pastra, por lagje të ndotura, vetura të mira dhe rrugë të këqija!

I nënshtrohen dogmave, por jo ligjeve.

Në kuptimin anatomik: Kemi tru, por jo bythë!

Kjo është arsyeja e suksesit të mossuksesit tonë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej