Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

BE: Shqipëria të krijojë një sistem apelimi të pavarur për biznesin më 2017

Nga Skenderi 0

Bashkimi Europian, në raportin e vjeshtës për Shqipërinë, i ka kërkuar qeverisë shqiptare që në vitin 2017 të mundësojë një sistem apelimi të pavarur për biznesin, teksa aktualisht, këto struktura janë brenda sistemeve tatimore.

Gjithashtu, BE kërkon nga qeveria shqiptare që edhe më 2017 të zbatojë fazën e dytë të planit të veprimit kundër ekonomisë informale.

Organizatat e biznesit dhe Këshilli i Investimeve, në kërkimet që kanë bërë për sistemet e apelimit në Shqipëri, kanë gjetur se bizneset shqiptare diskriminohen dhe përgjithësisht vendimet, duke përfshirë edhe gjykatat, gjithmonë u japin të drejtë institucioneve.

Duke vlerësuar përpjekjet për harmonizimin e legjislacionit në fushën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, BE i kërkon Shqipërisë që të përshtasë nivelin e akcizave me atë të BE-së. Reformat në fushën e fiskut gjithashtu duhet të vijojnë në krijimin e një strukture organizative ku të përcaktohen qartë përgjegjësitë brenda administratës tatimore. Në këtë linjë, BE kërkon që të funksionojë kontrolli me bazë risku ndërmjet tatimeve dhe doganave.

Rimbursimi i akcizës për biokarburantet e importuara është futur, por hapa të mëtejshëm janë të nevojshëm për të përshtatur normat e akcizës me BE, thuhet në rekomandime.

BE vë në dukje se Shqipëria duhet të përmirësohet në formulimin e politikave ekonomike dhe të ketë një koordinim më të mirë ndërinstitucional, gjithashtu kërkon që të bëhet konsultimi me palët e interesuara para se ligjet dhe reformat të vihen në zbatim.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>