Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shqipëria, shteti me dokumentin themelor të humbur

Nga 27.al 0

Në foto shihni një kopje të dokumentit të pavarësisë. Firmëtarët e kësaj shpallje janë themeluesit e mëvetësisë së Shqipërisë.1

Ky dokument me vlerë të paçmuar është ruajtur nga ish-ministri i Post-Telegrafit të Qeverisë së Vlorës, Lef Nosi. Para arrestimit të tij nga komunistët në moshën 75 vjeçare ka mundësi që dokumenti i pavarësisë të jetë depozituar në Bankën e Shqipërisë ose ka mbetur në Arkivën personale të patriotit elbasanas, i cili njihej si një koleksionist i thekur.

Ka gjasa që ky dokument të jetë gjetur nga komunistët e sapo dalë nga lufta, por ai ende nuk është gjetur, megjithë kërkimet e ethshme.

3
Lef Nosi, firmëtar i pavarësisë, ish-ministër i Post-Telegrafit në Qeverinë e Vlorës

E para, dokumenti mund të jetë gjetur dhe tretur nga dallkaukët e pushtetit të asaj kohe, duke mos ia njohur vlerën.

E dyta, (dhe më e dëshirueshmja) të jetë ende në arkivat shqiptare i depozituar diku rrëmujshëm.

E treta, mund t’i jetë dorëzuar jugosllavëve, të cilët fill pas Luftës së Dytë e kishin Shqipërinë komuniste pothuaj të aneksuar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>