Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqipëria refuzohet për herë të dytë nga UEFA për Superkupën, reagon FSHF-ja: Do tentojmë sërish

Nga Klodiana 1

UEFA ka bërë publike sot vendimet për fituesit të cilët do të organizojnë finalet e ardhshme europiane. Për Superkupën e Europës në 2020 u zgjodh “Estadio de Dragao” në Portguali, me UEFA-n që refuzoi për herë të dytë kandidaturën e Shqipërisë pas asaj të një viti më parë.

Menjëherë ka reaguar FSHF-ja e cila deklaron se kandidatura e “Arenës Kombëtare” është vlerësuar nga UEFA dhe se për këtë arsye do të tentojë sërish në vitet e ardhshme.

Reagimi i FSHF-së

Shqipëria vlerësohet për iniciativën e saj të dytë për organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2020, por nuk ka mundur dot ta sigurojë atë edhe në kandidimin e këtij edicioni, UEFA zgjedh stadiumin “Dragão” të Portos. Verdikti më i fundit i KE së UEFA-s nuk ka qenë në favor të kandidaturës së FSHF për “Arenën Kombëtare”. Sidoqoftë, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksimale për predispozicionin intensiv për organizimin e një finaleje të tillë. Kështu në raport me aplikimin e një viti më parë janë evidentuar përmirësime të dukshme, dhe në përfundim të vlerësimit të kandidaturës së “Arena Kombëtare”, në pikësim është pozicionuar në tre vendet e para, duke mbetur një kandidate potenciale për më tej. Kandidaturat zyrtare për finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020 ishin respektivisht stadiumet:
1.Shqipëria, Tiranë, Arena Kombëtare
2.Bjellorusi, Minsk, Dinamo Stadium
3.Finlandë, Helsinki, Helsinki Olympic Stadium
4.Francë, Nicë, Grand Stade de Nice
5.Izrael, Haifa, Sami Ofer
6.Kazakistan, Almati, Almaty Central Stadium
7.Moldavi, Kishinjev, Zimbru Stadium
8.Irlanda e Veriut, Belfast, Ëindsor Park
9.Portugali, Porto, Dragão

Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në kandidimin e këtij viti sërish konkuronte me një projekt, pasi “Arena Kombëtare” është ende në ngritje e sipër, në një kohë që impiantet e tjera kanë kohë që mirëpresin ndeshje futbolli. Duke qenë koshientë për një fakt të tillë sërish FSHF vendosi të ishte pjesë e kandidimit, duke plotësuar në kohë të gjithë skedulin e dokumentacionit të kërkuar, për organizimin e një eventi të tillë. Sidoqoftë, “Arena Kombëtare” do të hapë dyert në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do të jetë sërish një kandidate për të mikpritur skuadrat kampione të Europës në një finale Superkupe. FSHF është shumë e angazhuar që të sjellë në kryeqytet një event të tillë dhe për këtë sërish do të futet në garën e marrjes së organizimit të finales, për edicionet e tjera.

Loading...

Komente (1)

  1. Thoini Dukes nuk pranon UEFA te luhet nje finale kaq e rendesishme nga Ekipe me tifozeri kaq te madhe ne nje furig pulash 22 mije vendesh.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej