Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shqipëria pa fat, mundet nga Izraeli me rezulatatin 3-0

Nga Luljeta Progni 0

Ka përfunduar me rezultatin 3-0 ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë ku arbitri gjerman Aytekin është bërë protagonist i ndeshjes, me akordimin e dy penalltive dhe dy kartonëve të kuq, në dëm të skuadrës sonë përfaqësuese.

Për Izraelin ka shënuar  Zahavi nga pika e penalltise. Faulli i shkaktuar nga Berat Gjimshiti e largoi ate me karton te kuq. Shqipëria nuk po e merr dot veten nga pesimi i golit te pare dhe mbetja me 10 lojtare. Izraelitet rrezikojne serish. Një tjeter karton vjen per Llullakun i cili nderhyri ashper ndaj Cohen. Por kesaj radhe i verdhe. Rasti i pare i mire ka ardhur pikerisht nga Llullaku që dha nje top te mire Memushajt brenda zonës. Por e majta e mesfushori ishte e pasaktë. Gjithashtu Roshi depërtoi ne krah duke dhene nje kros ne fushe, te cilin Llullaku nuk mundi ta kapte dot.

Ishte minuta e 55, kur sërish kryesori gjerman i takimit bëhet sërish protagonist. Pas një nxehje gjakrash mes portirit Berisha dhe sulmuesit Zahavi, Arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tonë dhe akordon sërish 11-metërsh. Por Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të presë penalltinë e goditur nga Zahavi.

Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>