Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Shqipëria, në grupin e racistëve

Nga 27-shi 0

Italia është dënuar nga FIFA me një gjobë prej 30 mijë frangash zvicerane (rreth 27 mijë euro) për sjellje të pahijshme dhe diskriminuese të tifozëve në stadiumin “Sammi Ofer” të Haifa, gjatë ndeshjes Izrael – Itali. Gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare, persona të akomoduar në sektorin e rezervuar për tifozët italianë i kanë shoqëruar ato me përshëndetje fashiste, të cilat janë dokumentuar edhe me video e foto. Ndërkohë që grupi ku marrim pjesë edhe ne është konsideruar si shumë i nxehtë, madje pas ndeshjes në “Loro Boriçi” është dënuar edhe Shqipëria me një gjobë prej 50 mijë frangash, për thirrje raciste të tifozëve vendas ndaj atyre maqedonas, ndërkohë që pritet një ndeshje delikate ajo që do të luhet në Shkup midis këtyre dy skuadrave.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej