Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Shqipëria, ndër vendet që konsumon më pak mish në Europë

Nga Ejona 0

Në Shqipëri, konsumi i mishit për frymë është në nivelin e 44 kg në një vit. Renditemi në vendet europiane që konsumojnë më pak mish, madje më pak se vendet e rajonit, më pak se Mali i Zi (57.7 kg) apo Greqia (74.8 kg), duke kaluar në renditje vetëm Maqedoninë (40.8 kg).

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve në zhvillim dhe kjo është një nga arsyet kryesore që konsumi i mishit është në nivele të ulëta. Kjo shpjegohet me kostot e larta që ka konsumatori fundor për sigurimin e tij. Në Shqipëri, çmimi për 1 kilogram mish viçi shkon deri në 950 lekë, ndërsa mishi i derrit tregtohet deri në 550 lekë/kilogrami.

Mesatarisht, në botë njerëzit konsumojnë 34 kg në vit për person, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Agrikulturën dhe Ushqimin (OECD-FAO). Në vendet e BE-së, konsumi i mishit për frymë e kalon nivelin e 64 kilogramëve në vit për frymë.

Në pjesë të tjera të globit, konsumi është edhe më i lartë. Australianët janë konsumatorët më të mëdhenj të mishit, duke konsumuar mesatarisht 90kg mish në vit për frymë, duke u ndjekur nga amerikanët me pak diferencë. Në shtetet në zhvillim, konsumi është më i vogël, duke u shpjeguar me kostot e larta të mishit, si dhe me normat kulturore të shumë vendeve.

Një studim i 2014-s tregoi se numri i vegjetarianëve ishte rritur me 12% të popullsisë, dhe se 20% e tyre bënin pjesë në grupmoshën 16 deri në 24 vjeç.

Refuzimi i mishit të kuq

Vitet e fundit është parë një tendencë në rritje e refuzimit të konsumit të mishit të kuq nga njerëzit, duke u mbështetur në hipoteza se është shkaktar i disa sëmundjeve. Në Shqipëri është rritur konsumi i tij ndër vite. Por vihet re dhe një fakt interesant, konsumi i mishit të shpendëve, kryesisht pulave, ka një trend rritjeje më të madh vitet e fundit.

Trendi i rritjes së konsumit të mishit të pulës tregon potencialin që ka ky sektor në vend. Aktualisht, në Shqipëri ka 7 milionë zogj pule, ndërkohë që importojmë nga jashtë 23 milionë zogj pule, tha për “Monitor” drejtori i Veterinarisë.

Të pyetur nga “Monitor”, individë që punojnë në këtë industri kanë thënë se njerëzit tashmë kujdesen më shumë për dietën e tyre ushqimore. Të dhënat e Ministrisë tregojnë për një rritje të sasisë së mishit, ndërsa tregtarët e vegjël ankohen për rënie të shitjeve, kjo më shumë prej ndryshimit të preferencave, si dhe prej krizës ekonomike.

Edhe në Europë, tregu ka të njëjtat tendenca. Ndërkohë që konsumi i mishit të pulës u rrit nga 2013 në 2014 me 3.8%, duke afirmuar tendencat e këtij lloji mishi në vitet e fundit, mishi i deleve, dhisë dhe viçit ka pësuar rënie përkatësisht me vlerat 0.7%, 2.7% dhe 2.7%, të dhëna këto sipas raportit të Eurostatit për Agrikulturën.

Capture

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej