Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shqipëria natyrale… edhe derby nuk zgjat më shumë se 63 minuta

Nga 27-shi 0

7

Mrekulli në Tiranë. Mjafton një ndeshje futbolli që të nxehë atmosferën e kryeqytetit, por me kushtin e vetëm, që duhet të jetë Tirana – Partizani. Eshtë një derby kujtimesh, derby në rrugët e qytetit nga tifozët, shumë orë përpara fillimit të ndeshjes dhe në shkallët e stadiumet, me garën e koreografive. Derby në fushën e lojës, ku lojtarët janë të detyruar të sillen ndryshe, për nder të specifikës së këtij 90 minutëshi, një derby i privatizuar nga Lorenc Jemini, i cili ka drejtuar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit midis bardhebluve dhe të kuqve, por kishte edhe një derby ganez, midis Ruben Akuak dhe Kaleb Ekuban, në prapavijën e Tiranës. Dhe mbi të gjitha ishte një ndeshje që ia vleu të ndiqej, pasi ishte një justifikim që edhe në Shqipëri luhet futboll.

Veç të tjerash, Tirana ka ndryshuar ndjeshëm, duke e krahasuar qoftë edhe me skuadrën e sezonit të shkuar dhe tashmë është vërtetë një kërcënim për këdo. Në gjysmën e pjesës së parë dominoi në shtëpinë e saj dhe mund të kalonte e para në avantazh, nëse Sise do të mundej të mposhte Hoxhën, pas një asisti të marrë nga afrikani tjetër Moise apo Mervile do të tregohej më i saktë, pasi i rrëmbeu topin Ramadanit. Por, thamë që është derby dhe Partizani nuk është programuar për të qenë inferior. Në të ‘33, Torasa e gjen më në fund Ekuban, i cili me kokë humbet një gol të thjeshtë, ndërsa në fund të pjesës të parë është Batha që vë në provë Likën, pas një goditje dënimi të ekzekutuar në kufinjtë e zonës… dhe portjeri i Tiranës ishte aty.

Por jetojmë në “Tironë” dhe gjithçka mund të ndodhë. Në të 63 minutë, në “Selman Stërmasit” ndërpritet energjia elektrike. Dhe ku ndodhi, vetëm 100 metra në vijë ajrore nga zyrat qëndrore të CEZ. Dhe kështu filloi një derby, të cilin ne e shijojmë pothuajse çdo ditë, për rreth çerek shekulli. Na e shkatërruan festën e futbollit, futbollistët u plevitosën, tifozët ndezën zjarre në shkallët e stadiumit për t’u ngrohur, dritat erdhën e ikën, ndërsa njerëzit e shkallëve, pasi i shanë edhe motrat njëri-tjetrit, u larguan fare të barabartë nga “Selman Stërmasi”. Për pjesën e mbetur të derby-t, dukuni nesër në 14:00.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>