Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Shpresoj që mjekët të jenë dorëhequr dhe nga marrja e lekëve nën dorë…

Nga Media 1

Nga Alma Nikolli

Para jo shumë kohësh, natën vonë, duke shoqëruar një familjar u nisa për në urgjencën e QSUT. Pak me nxitim prej dhimbjes së të sëmurit, e pak me përtesë prej shërbimit zakonisht të munguar spitalor, arritëm të “sajoheshim” në një krevat në korridor.

Mjekët dhe infermierët gjatë natës dukshëm ishin të paktë. Një mjeku apo infermieri i duhej të përballej me sëmundjen e shumë pacientëve por edhe me inatin e familjarëve. Nëse nuk ka krevate, serume apo staf, mjekët janë ata që fajësohen.

Ata vraponin sa në një krevat në tjetrin, ndërsa ne të gjithë pretendonim se dhimbja e të afërmit tonë është më parësorja dhe më e madhja.

Edhe pse na sorallatën pak sa te njëri pavion, sa te tjetri shërbimin e morëm. I sëmuri në krevatin me mure prej perdesh në korridor, ndërsa ne ulur në pllakat e korridorit këmbëkryq.

Infermierët e mjekët vijojnë marrin ndonjë lekë nën dorë. Atë natë e vura re më pak, po në raste të tjera edhe më shumë. Para se të largoheshim mjeku më thirri, më pyeti për emrin e pacientit e moshën dhe vijoi të shkruajë. Pasi mbaroi më komunikoi me mirësjellje ç’duhet të më thoshte dhe gati pakuptimshëm filloi t’i mëshonte stilolapsit nëpër shkrim për të dytën herë. Unë gjithsesi nuk do ta kuptoja atë shkrim të pakuptueshëm mjeku, megjithatë mu duk se ai po përpiqej të fitonte kohë me mirësjellje që t’i jepja ndonjë lekë. I thashë faleminderit dhe ikëm.

I vetmi faj i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është se kanë marrë para nën dorë sa kanë mundur. Duke filluar që nga 2 mijë lekësha të arnuar me ngjitësa e deri tek 100 Euroshe të padjersituara. Jo të gjithë janë të tillë, por për fajin e atyre që janë ne kemi humbur besimin te humanizmi i tyre.

Një adoleshent që ka ëndrrën për t’u bërë mjek sakrifikon më shumë se moshatarët e tij nga argëtimet, vetëm e vetëm që të ketë një mesatare për ta nisur këtë degë.

Më pas, më shumë se çdo student ai i dedikon vite e jete e orë studimi degës së preferuar.

Dhe vjen momenti kur bëhet mjek. Dikush ikën në Gjermani, dikujt i bëhet Hipokrati, hipokrit dhe të tjerët o pasurohen nën dorë, o vuajnë idealizmin e tyre.

Rebelizmi i mjekëve të urgjencës është shpresë…qoftë edhe nxitje për kolegët e tyre, nxitje që të heqin dorë nga marrja e parave nën dorë.

Komente (1)

  1. Ju gazetaret ” e ndershem” qe beni shkrime te porositura sipas interesit te pronarit, me thoni cfare betimi keni bere per te na thene te verteten? Per ju mjeku duhet jete human..(.te jeni te sigurte, se me human se mjeku, qe eshte ne ankth deri sa t’ja dale me te semurin, gjithsesi nuk mund te gjeni) Por, harroni ju se mjeku eshte edhe njeri dhe meqe punon (shume shpesh 24 ore…gje qe nuk e provojne profesionet te tjera) don te jetoje dhe te punoje edhe si njeri.. Ju gazetaret qe shihni shperblimin qe i jepet mjekut nga 2000- 1000 leke, mire do ishte te shihnit shperdorimin milionave dollare te buxhetit te shtetit…te parave tona..Dhe keshtu do e benit me mire punen tuaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej