Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Shpifjet ndaj PDIU/ Gjurmët e gishtave, Europol sjell përgjigje negative

Nga Media 0

5 deputetët e Kuvendit që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminalizimin, dalin të pastër në skedarët e Europolit.

ABC News ka mësuar se Prokuroria Përgjithshme ka marrë përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët: Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mëhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE-së. Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinj Itali, ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim. Por, veç përgjigjeve negative për këta deputetë, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë. Por, ky veprim procedurial, sipas prokurorisë, nuk mund të kryhet, pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penal që të kërkohet me letërporosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Pasi për verifikimet për llogari të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësit nuk e kanë parasikuar faktin që të kërkohet informcion edhe me letër-porosi, nëse shtet përkatëse nuk kthejnë përgjigje.
Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria ka marr përgjigje negative nga disa shtetet të Europol-it edhe për dy kryebashkiakët, atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj, kreun e bashkisë së tepelenës Tërmet Peçi dhe kryetarin e Pogradecit Eduard Kapri.
SIpas prokurorisë, përgjigjit janë të disa shteteve të BE-së ndërkohë ka edhe vende të tjera brenda BE-së, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që dhanë gjurmët e gshtave për llogari të verifikimit bazuar në ligjin për dekriminalizim. Ishte kërkesa e prokurorisë, që detyroi 5 deputeteët Rakipi, Mamo, Gaçi, Rehovica e Fufi të shkojnë pranë laboratorit të policisë shkencore duke i dhënë gjurmët e gishtave. Gjurmë, të cilat më pas ju dërguan Europol-it për t’i verifikuar me personat me precedentë penalë në zonën e BE-së dhe gjetkë.
/abcnews.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej