Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shpëtoni vëllezërit Frashëri…

Nga Media 0

Nga Përparim Kabo

Ata janë aty në Frashërin frymëzues si ngjizje dhe fëmijëri, si dlirësi dhe krijimtari,…është atje në thellësi të Dangëllisë shtëpia e tyre, një godinë dykatshe e ndërtuar me gurë dhe që ka një pozicion shumë të fisëm. Ajo sheh nga të gjitha anët e horizontit, e pret dhe e përcjell djellin si të ketë me të një marrëveshje të kahershme pagane. Kur sheh atë natyrë aq bujare dhe aq të begatë, e kupton pse mund të lindtte “Bagëti e Bujqësi”, pse mund të kishte “Lule të Verës”,…po të takosh ata njerëz kupton sepse ke ngasje të mendosh se “Shqipëria çka qenë çështë dhe çdo të bëhet” kishte shpirtin atje….Kupton pse ata tre vëllezër nuk kursyen asgjë, pasurinë, diturinë dhe jetët vetëm për Atdheun.
Vepra e Abdylit u ndërpre nga tradhëtia në të kaluar të Shkumbij(kështu e quan Samiu Shkumbinin)…dhe u dorëzua tek Turqit,…Epoka Para Gjyqit kishte qënë hedhja e themeleve të shtetit të pavarur…Samiu tregoi se ishim 80.000 km katrore dhe 2milion e gjysmë frymë brënda dhe 1 milion e gjysmë jashtë…Ai ndërtoi edhe një enciklopedi model që ende nuk është botuar nga kulturologët tanë të thellë për gjëra të cekëta…Gjuha jonë u përpunua si një gjuhë që shkrinte të dy dialektet nga Naim Frashëri dhe u ndërtua si një gjuhë kulture kombëtare…
Ata nuk kërkuan asgjë, dhe ende asgjë nuk kërkojnë…por duhen shpëtuar. Rruga për në Frashër është një shteg i hapur ku mund të shkohet hypur mbi mushka ose me traktator.
Të nderuar deputetë shqiptar, majtas, djathat, qendra, apo libra qofshi, Ju lutem që në këtë buxhet të planifikoni rrugën e Frashërit. Keni kohë në ato karrike, keni aq kohë sa edhe ju vetë se dini ose e dini dhe iu është shpifur me ato që thoni dhe bëni tash e kaq vite.
Ju lutem të bëni një gjë për kombin mbarë kudo ku ai jeton…
Shpëtoni vëllezërit Frashëri, do merni nder nga nderi tyre dhe respekt nga brezat mbarë…! Miq kudo ku jeni Ju ftoj të bashkoheni në këtë nismë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>