Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Shpëtim Idrizi: Nuk mund t’i pranojmë esadistët e rinj që dalin e flasin për historinë dhe të kaluarën tonë (film)

Nga Klodiana 0

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ishte sot  i pranishëm në promovimin e librit “Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare”.

Në fjalën e tij Idrizi ka falenderuar autorin e librit Sali Bollati dhe të gjithë historianët që nuk heshtën asnjë ditë duke ngritur zërin dhe duke shkruar për historinë e çështjes çame.

“Vepra e Sali Bollati është një përgjigje e drejtëpërdrejtë për të gjithë ata që mendojnë që mund të bëjnë kompromis me çështjen kombëtare shqiptare. Historia e këtij vendi ka treguar e ka parë shum esadistë që kur nuk kanë arritur të bëjnë kompromis me Çështjen Çame.

Ne shqiptarët e Çamërisë kemi pritur kemi duruar, por ne ja bëjmë të qart çdo njeriu ne nuk na mundi dhe nuk na vrau dot Napoleon Zerva, ne nuk na i shkuli dot rrënjët dhe nuk na ndau nga dashuria për atëdheun as regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe mbi të gjitha ta harrojnë se mund ta bëjnë sot pinjollët e tyre. Nuk mund t’i pranojmë esadistët e rinj që dalin dhe flasin për historinë për të kaluarën tonë sepse nuk bëhet kompromis me Çështjen Çame.

Çështjes Çame duhet t’i përgjigjet ministri ynë i Jashtëm. Nuk bëhet kompromis me Çështjen Kombëtare. Politika duhet t’i japë dinjitetin shqiptarëve të Çamërisë”, u shpreh Idrizi.

Promovohet libri "Çamëria, krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare",i autorit Sali Bollati

Posted by Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet on Wednesday, October 17, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej