Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shpëtim Idrizi n’Kosovë Show: Këtu në Kosovë ka shumë Çamëri, mirënjohje!

Nga Luljeta Progni 0

idrizi-ne-kosove

Kryetari i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë Nexhmi Muqiqi: Çështja Çame e do ndihmën tash e jo nesër.

idirizi-me-kreun-e-shoqates

Ndjehem shumë i rehatum’ në Kosovë dhe çdo shqiptar ndjehet shumë mirë në Çamëri.”

Me këto fjalë e ka nisur bisedën e tij në studion e emisionit “N’Kosovë Show”, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. I ftuar bashkë me kryetarin e Shoqatës “Çamëria” në Kosovë, Nexhmi Muqiqi, Idirizi ka folur atje për Çështjen Çame si një çështje shqiptare, si një çështje e të drejtës.

Idrizi është pritur në studio me tingujt e këngës kosovare “Xhamadani vija-vija” dhe asaj çame “Tumankuqes” çame. Pas interpretimit të këngëve moderatori ka pritur reagimin e Idrizit, i cili ishte:

Nuk e dalloja dot nëse zotëria që sapo këndoi ishte shqiptar i Çamërisë apo shqiptar i Kosovës. Më parë dëgjova “Xhamadanin vija-vija”, kaq domethënëse për mbarë kombin shqiptarë  dhe bashkë me “Tumankuqen” e  Çamërisë i bën kaq bashkë shqiptarët kudo janë. Këtu në Kosovë unë ndjej atë çka është vokacion për çdo shqiptar, se Shqipëria do të ecë dhe do të lulëzojë kur t’i ketë të dy krahët bashkë, Kosovën e Çamërinë. Ndaj dhe kënga “Xhamadani vija-vija” dhe “Tumankuqja” të kënduara njëra pas tjerës më erdhën si një bashkim shqiptarëve nga Kosova në Çamëri.

Jam këtu për t’i shprehur çdo shqiptari të Kosovës mirënjohjen për ndihmën përkrahjen për Çështjen Çame. Këtu, në Kosovë ka shumë Çamëri dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe shumë mirënjohës.”

Ndërsa kreu i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë, ka folur për aktivitetin e kësaj shoqate duke shpjeguar se Çështja Çame e do ndihmën tash e jo nesër. Nexhmi Muqiqi tha se Shoqata “Çamëria” në Kosovë, e themeluar këtë shtator, është organizuar, pasi janë ngritur degët e saj kudo në Kosovë.  Qëllimi i shoqatës është për të sensibilizuar  popullin shqiptar në çdo vend ku jeton, lidhur me Çështjen Çame. Në qendër të kësaj shoqate është Bashkimi kombëtar.

I pyetur se çfarë synon PDIU, por dhe Shoqata “Çamëria”, Idrizi shpjegoi:

Çamëria nuk është pjesë e veçuar, por pjesë e hartës që i përket Shqipërisë dhe unë besoj se të gjithë shqiptarët duan e dëshirojnë që Kosova dhe Çamëria të jenë bashkë me Shqipërinë. Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të punojnë që të gjithë shqiptarët të jenë bashkë dhe të lënë pas barrierat që na ndajnë.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>