Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Shpëtim Idrizi në “Provokacija”: Muçi, ke qenë për të mbushur listën (film)

Nga admin 0

I ftuar në “Provokacija”, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se lista me emra të disa personaliteteve shqiptare që thuhej se kishin përfituar fonde sekrete greke u bë për të zhvendosur vëmendjen nga hetimi në Athinë për këtë rast. Gjithashtu sipas Idrizit kjo është lojë politike. Madje sipas kreut të PDIU-së, ai ka qenë tabela e qitjes nga mediat.

Shpëtim Idrizi: “Prokuroria e Athinës ka hapur një hetim për fonde sekret shtetërore në drejtim të Shqipërisë dhe që kemi një prononcim edhe të Tsipras-it dhe të Kotzias-it që ky është lajmi i vetëm dhe serioz që duhet të merreshim të gjithë. Për ta zhvendosur nga kjo dhe për lojë politike gazeta “Dita”, “Jeta Osh Qef”, “Pamfleti” dhe disa të tjera, jo të gjitha mediat e tjera sigurisht që kishin qejf që të peshkonin emrin e Shpëtim Idrizit. Kam përshtypjen Muçi që… më fal që po t’i heq spaleteta, por besoj që ju të tjerët jeni efekt kolateral aty. Jeni sa për të mbushur, sepse për t’i dhënë kredibilitet kësaj liste ishte dhe Noizy dhe Olta Gixhari, shumë personazhe të nderuara në fushat e tyre”.

Mustafa Nano: “Ti mendon se tabela e qitjes ka qenë Shpëtim Idrizi”?

Shpëtim Idrizi: “Besoj që kam qenë unë, për shkak të shumës së parave dhe për shkak se dy ditë më parë kisha bërë një deklaratë shtypi, ku i kërkoja prokurorisë së Tiranës që të hapeshin hetimet si në Athinë për të investiguar faktin që në atje kishte dalë një lajm dhe që në drejtim të Shqipërisë janë lëshuar një sërë fondesh sekrete e pranuar nga Tsipras dhe Kotzias.”

Lidhur me këtë çështje, ai tregoi gjithashtu se burimi i parë i lajmit ka qenë një blog, i cili ishte hapur vetëm prej pak ditësh.

Fondet greke, Idrizi-Nanos: Keni qenë sa për të mbushur listën

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej