Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shpëtim Idrizi: Ju tregoj çfarë ndjeu biri im, kur shkoi për herë të parë në Çamëri

Nga Media 0

Jam i emocionuar, pasi për herë të parë po shkel në tokën time. Jam i bindur që përmes meje e panë Çamërinë sot gjyshi dhe gjyshja ime që nuk jetojnë më. Po e shohin me sytë e mi.”

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka treguar për herë të parë emocionet e tij për vizitën e tij në Çamëri, në shtëpinë e gjyshit. Në një intervistë  në “Pesë pyetje nga Babaramo” në Report TV, Idrizi e ka rrëfyer emocionin përmes asaj çfarë kishte ndjerë i biri, kur e vizitoi shtëpinë e gjyshërve të tij në Çamëri:

Kam shkuar në Çamëri shumë vite më parë. Shtëpia ime është gjysëm e rrënuar dhe nuk e kanë rrënuar ata grekë, me të cilët ne bashkëjetonim, por e kanë rrënuar bashkë me të gjitha shtëpitë e tjera, Napoleon Zerva me të burgosurit paramilitarë që shkaktuan masakrën greke ndaj popullsisë çame.

Do ta tregoj impresionin që ndjeva, kur shkova në Çamëri përmes asaj ndjesie që pati im bir, kur shkoi për herë të parë atje. Bashkë me profesorin e vet anglez, djali im shkoi verën që shkoi në Çamëri. Ishte i ekzaltuar dhe pati një ndjesi të mrekullueshme dhe më tha: Ndjehem shumë i emocionuar pasi për herë të parë po shkel në tokën time. Jam i bindur se përmes meje e panë Çamërinë sot gjyshi dhe gjyshja ime që nuk jetojnë më. Po e shohin me sytë e mi”, rrëfeu Idrizi.

Duke lënë pas emocionet, Idrizi është kthyer sërish në vendosmërinë e tij, PDIU-së dhe gjithë komunitetit të kësaj krahine se Çështja Çame do të zgjidhet shumë shpejt.

Ne po shtohemi dhe po rritemi si popullsi dhe padyshim që Çështja Çame do të zgjidhet prej nesh. Shtëpia e gjyshit tim është e shenjtë dhe asnjëherë nuk heq dorë prej saj. Por, unë nuk po e bëj gjithë këtë për shtëpinë e gjyshit tim, por për të gjitha shtëpitë e Çamërisë për të gjithë Çamërinë”, tha Idrizi.

Ai ka folur edhe për komentet, me të cilat është shoqëruar vizita e fundit e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, në Turqi, referuar edhe pretendimeve greke se Turqia mbështet PDIU-në për zgjidhjene Çështjes Çame. Idrizi ka mohuar të ketë qënë bashkë me Bushatin në Turqi, duke sqaruar që ishte në Turqi në një agjendë krejt të ndryshme, në një universitet për të folur për Çështjen Çame.

Unë kam qënë ditën e enjte në Turqi në një konferencë në Stamboll në një universitet. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë kishte agjendën e tij të programuar, ndërsa unë isha në një universitet për të folur për Çështjen Çame. Isha në Izmir, atje ku banojnë po kaq shumë shqiptarë çamë sa ç’janë në Shqipëri. Atje është hapur shkolla shqipe… Shtypi grek dhe ministria e jashtme greke ka qenë këto kohë në një sulm të çoroditur. Grekët lidhin faktin se Brukseli rekomandoi bisedimet për Çështjen Çame, ndërkohë që Turqia riktheu një tjetër çështje që lidhet me disa ishuj grekë. Unë e di se kanë fobi nga këto gjëra grekët. I bie që deklarata e komisionerit Hahn na paskësh pasë qenë e lidhur me atë çfarë tha Erdogan. Më duken të pabaza dhe krejtësisht spekullime… nëse ka lidhje Erdogani me Hahnin… unë nuk e di, por më duket një situatë qesharake me këto deklarata që po bëjnë. Ne kemi forcën e mjaftueshme që ta zgjidhim këtë çështje vetë, por ne nuk kemi asnjë arsye të mos pranojmë ndihmë dhe solidaritet nga çdo vend i fuqishëm apo jo.”

Më poshtë intervista e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim idrizi,  dhënë në “Pesë pyetje nga Babaramo”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>