Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Shpëtim Idrizi: Hartën e Çamërisë kam gjithë të drejtën e Zotit ta mbaj ku të dua

Nga Klodiana 0

Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin e “Tonight me Ilva Taren” ka thënë se 28 Nëntori është një akt i jashtëzakonshëm.

I pyetur nga gazetarja që udhëhiqte emisionin se stema që mbante në xhaketë ishte harta e Shqipërisë së madhe Idrizi është përgjigjur:

Është harta e Çamërisë dhe kam gjithë të drejtën e Zotit ta mbaj ku të dua. Të paktën këtë nuk ma heq dot njeri.”

1

Më tej Idrizi ka shtuar:

Shqipëria ka akoma rrugë për të bërë. Shqiptarët bashkë mbajnë ekulibrin. Arvanitasit kanë qenë ndihmesë në revolucionin grek duke kryer një akt i jashtëzakonshëm. Shqiptarët i dolën për zot elitave. Shqiptarët bashkë mbajnë ekulibrin

Shqipëria ka nevojë t’i rikthehet indentitetit kombëtar. Ka dy shtete shqiptare në botë, por nuk mund të mjaftohemi me kaq. Bashkimi kombëtar nis nga ekonomia. Të kuptojmë avantazhet e ekonomisë shqiptare. Elitat politike nuk e duan bashkimin me Kosovën. Shqipërisë duhet t’i rikthehet identiteti. Një detyrë kombëtare është ajo të afrojmë shqiptarët e Shqipërisë me ata të Kosovës.

Nuk kemi një strategji për zhvillimin e vendit. Në radhë të parë duhen hequr barrierat mes shqiptarëve. PDIU kërkon bashkimin ekonomik me Kosovën.”

Gjithashtu Idrizi ka thënë në studio:

Shqipëria duhet të ketë Ministrinë e Diasporës, për të cilën jemi të vonuar dhe deri më sot e kishim lënë Diasporën pa feedback.

Thirtrja e Diasporës në Tiranë ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, por Samiti doli pa një produkt. Unë bërë thirrje gjatë fjalës time atje që të ngrihet Panteoni i etërve themelues, por dhe lënia e vendeve të lira për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ajo është një pasuri me njerëz me shumë eksperiencë.”

Përsa i përket marrëdhënieve me Greqinë, Idrizi thotë:

Greqia është një vend që ka ndihmuar shqiptarët, të cilët kanë shkuar të punojnë atje, por ky vend ka humbur qetësinë qysh pas deklaratës së Komisionerit Hahn për Çështjen Çame. Ajo ka zgjedhur një strategji separatist që sa herë ka përplasje për çështjet e pazgjidhura, përmendet Himara për ta kaluar vëmendjen atje. Greqia ka interes të krijojë tensione në rajon. Himara nuk është minoritet grek, ka shqiptarë që flasin greqisht sepse duan dokumenta greke dhe kaq.

Çështja Çame një detyrim kushtetues, një nga tre çështjet e diplomacisë. Çështja Çame është çështje që i përket Shqipërisë.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>